Një person është arrestuar në Drenas, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht babanë e tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar trajtim mjekësor pas incidentit, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”.
Hetimet lidhur me rastin janë në zhvillim.








