Një grua është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se ka sulmuar fëmijët me sëpatë dhe ka dëmtuar një park.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën, rreth orës tetëmbëdhjetë e tridhjetë minuta, ka pranuar informacionin se një grua po sulmonte fëmijët me sëpatë në një park dhe po e demolonte hapësirën.
Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur të dyshuarën.
Policia ka sekuestruar nga ajo një sëpatë.
Pas inicimit të rastit, me urdhër të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.








