Një e mitur është arrestuar të enjten në Prishtinë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte në një lokal, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.
Sipas raportit policor, rastin e ka denoncuar një mashkull kosovar, i cili ka raportuar se e dyshuara është zënë duke marrë produkte nga lokali.
E mitura është intervistuar në prani të zyrtares së Qendrës për Punë Sociale dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, produktet e marra i janë kthyer të dëmtuarit, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.







