Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje.
Ai javë më parë dyshohet se kishte vjedhur mallra në vlerë 500 euro në një market në Graqanicë.
“Pas hetimeve te zhvilluara nga ekipet relevante policore, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, javë më parë dyshohet se kishte vjedhur në një market gjësende me vlerë rreth 500€”, thuhet në raportin 24- orësh.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.







