TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arrestohet edhe i dyshuari i dytë për vrasjen në Gjakovë

by teve1
4 muaj ago
1
A A

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarit të dytë lidhur me rastin e vrasjes që ndodhi më 5 maj në Gjakovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pas veprimeve hetimore është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar, i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit.

Rasti po hetohet nën dyshimet për veprat penale “Vrasje” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”.

“Pas një pune hetimore në lidhje me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i dytë mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë.

I dyshuari i parë për rastin ishte vetëdorëzuar në polici më 5 maj.

Ndryshe, sipas hetimeve fillestare, viktima dyshohet se është sulmuar me thikë pas një mosmarrëveshjeje në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë, rreth orës 02:20 të mëngjesit.

I plagosuri fillimisht ishte dërguar për trajtim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, e më pas në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku më vonë ka ndërruar jetë.

Policia ka bërë të ditur se hetimet për rastin janë ende në vazhdim.

“Bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se rreth orës 02:20, pas një mosmarrëveshjeje në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë, viktima është sulmuar me mjet të mprehtë nga një person tjetër i moshës madhore, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitë relevante policore kanë reaguar menjëherë, duke dalë në vendin e ngjarjes dhe, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rasti “Vrasje”. Si rezultat i veprimeve hetimore, janë identifikuar dy persona të dyshuar. Njëri prej tyre, me inicialet Q. S., rreth orës 09:45 është vetëdorëzuar në polici dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar në mbajtje për 48 orë”, thuhej në njoftimin fillestar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për ditën e nesërme, me diell dhe vranësira të shpërndara

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

“Është skenar i VV-së që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor”, Ramadani reagon pas vendimit të fundit të Vetëvendosjes

“Është skenar i VV-së që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor”, Ramadani reagon pas vendimit të fundit të Vetëvendosjes

Sadiku reagon pas vendimit të Vetëvendosjes për t’i votuar Çitakun e Shalën: Duan zgjedhje më 27 dhjetor

Real Madrid shkëlqen ndaj Rayo Vallecanos

Real Madrid shkëlqen ndaj Rayo Vallecanos

Arsenali fiton ndaj Sunderlandit të Xhakës në udhëtim

Arsenali fiton ndaj Sunderlandit të Xhakës në udhëtim

Vetëvendosje konfirmon se nesër do ta votojnë Vlora Çitakun e Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Vetëvendosje konfirmon se nesër do ta votojnë Vlora Çitakun e Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën