Sipas njoftimit të PK-së, 30-vjeçari ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale “Vjedhje e rëndë” me dënim burgimi prej gjashtëdhjetë ditëve.
“I njëjti, pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë. /tëvë1.info/