Tre meshkuj të dyshuar janë arrestuar pasi dyshohet se kanë kryer tentim vrasje në Gjakovë më datën 14 prill, raporton teve1.info
Sipas raportit policor, rasti është cilësuar si vrasje në tentativë.
“Gjakovë/14.04.2024-20:19. Lidhur me rastin, me 18.04.2024 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe janë konfiskuar dy armë zjarri që dyshohet të jenë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.