TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arrestohen pesë persona për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

by teve1
11 muaj ago
1
A A
Arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se e kanosi prokurorin përmes rrjeteve sociale

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën e Gjilanit, të dielën në Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar, pas pranimit të informatës për të shtëna me armë, Njësitet e Policisë nga Stacioni Jugu dhe Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit kanë dalë në vendngjarje dhe, pas veprimeve të shpejta operacionale, kanë arrestuar katër persona, duke sekuestruar gjithashtu armët e përdorura në incident.

Ndërkaq, pas hetimeve të mëtejshme, një person tjetër është identifikuar dhe arrestuar, nga i cili është sekuestruar një armë zjarri.

“Policia e Kosovës sot ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në Rrugën e Gjilanit, në Prishtinë, dhe menjëherë ka reaguar duke angazhuar njësitet përkatëse policore. Zyrtarë policorë nga Stacioni Jugu dhe nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale kanë arrestuar katër persona të dyshuar dhe kanë sekuestruar armët e përdorura në këtë rast. Pas veprimeve të mëtejme hetimore, Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë edhe personin e pestë të dyshuar, nga i cili është sekuestruar një armë zjarri”, thuhet në njoftim.

Personat e dyshuar janë intervistuar dhe, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për veprat penale: “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lama: Ndryshimi i Ligjit për Specialen mund të dëmtojë kauzën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Lama: Ndryshimi i Ligjit për Specialen mund të dëmtojë kauzën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kurti: Kanadaja është mike dhe partnere e rëndësishme

Kurti: Kanadaja është mike dhe partnere e rëndësishme

Sadiku: Betejat e brendshme po na e zvogëlojnë zërin opozitar

Sadiku: Betejat e brendshme po na e zvogëlojnë zërin opozitar

Deda për opozitarizmin e LDK-së: Shtyhen mes vete dhe flasin për kauza të parëndësishme

Po vjen Luta, po vjen Luta… Lutfi Dalipi është i Kosovës

Po vjen Luta, po vjen Luta… Lutfi Dalipi është i Kosovës

Kurti takon Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së, kërkon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

Kurti takon Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së, kërkon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

Sadiku: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për Ligjin e Dhomave të Specializuara, reagimet e aleatëve të merren seriozisht

Sadiku: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për Ligjin e Dhomave të Specializuara, reagimet e aleatëve të merren seriozisht

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën