Dy persona janë arrestuar në Han të Elezit, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Rrëmbim dhe bashkëkryerje”.
Policia e Kosovës njofton rasti është raportuar më 13 shtator të këtij viti, ndërsa pas disa ditësh hetime, më 16 shtator janë arrestuar dy të dyshuarit.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka marrë vendim që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje.







