TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Armëpushimi dyjavor SHBA-Iran: Kushtet dhe plani 10-pikësh i Teheranit

by teve1
3 javë ago
2
A A
Armëpushimi dyjavor SHBA-Iran: Kushtet dhe plani 10-pikësh i Teheranit

SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord për një armëpushim dyjavor të martën, duke ndaluar 40 ditë sulmesh SHBA-Izrael ndaj Iranit, të cilat e kishin çuar rajonin në prag të një lufte më të gjerë.

Donald Trump njoftoi se kishte pezulluar planet e tij për të përshkallëzuar sulmet në të gjithë Iranin, ndërsa Teherani ra dakord të rihap ngushticën e Hormuzit gjatë periudhës dyjavore.

Shtëpia e Bardhë njoftoi poashtu se edhe Izraeli ka rënë dakord për armëpushimin.

E gjithë kjo erdhi pas ndërmjetësimit të Pakistanit, i cili pak para se të skadonte afati i përcaktuar nga Trump, i kërkoi atij që të të shtynte afatin për dy javë.

Trump tha se ka marrë një propozim prej 10 pikash nga Irani ndërmjet ndërmjetësuesve pakistanezë, i cili ishte “një bazë e zbatueshme në të cilën do të negociohej”.

Më parë SHBA-ja i kishte dërguar një propozim armëpushimi prej 15-pikash Iranit, gjë e cila ishte refuzuar nga lidershipi iranian.

Mediat shtëtërore iraniane raportuan se Irani do të pranojë përfundimin e luftës pasi të finalizohen detajet në përputhje me një plan paqeje prej 10 pikash.

Sipas medieve shtetërore iraniane, lista prej 10 pikash përfshin një numër kushtesh të cilat SHBA-ja i kishte refuzuar në të kaluarën. Ato përfshijnë:

Heqja e të gjitha sanksioneve parësore dhe dytësore ndaj Iranit.

Vazhdimi i kontrollit iranian mbi ngushticën e Hormuzit.

Tërheqja ushtarake amerikane nga Lindja e Mesme.

Një fund i sulmeve ndaj Iranit dhe aleatëve të tij.

Lirimi i aseteve të ngrira iraniane.

Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që e bën çdo marrëveshje të detyrueshme.

Në versionin e publikuar në persisht, Irani përfshiu gjithashtu frazën “pranimi i pasurimit” për programin e tij bërthamor.

Irani do të zbatojë një tarifë deri në 2 milionë dollarë për anijet që kalojnë nëpër ngushticë, të cilat do të ndahen me Omanin. Këto para, Irani do t’i përdorë për rindërtimin e vendit.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se kalimi i sigurt nëpër ngushticë do të lejohej nën menaxhimin ushtarak iranian. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse kjo do të thoshte që Irani do të lironte plotësisht kontrollin e tij mbi rrugën ujore.

Nëse bisedimet e paqes dështojnë, Teherani mund të kërkojë përsëri ta mbyllë ngushticën.

Vlen të theksohet se Irani nuk kishte kontroll mbi ngushticën e Hormuzit para konfliktit. Derisa Trump nuk ka komentuar mbi kërkesat e Iranit në mënyrë specifike, ai ka thënë se SHBA-ja do të “ndihmojnë me rritjen e trafikut në ngushticën e Hormuzit”.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli mbështet vendimin e SHBA-së për të pezulluar sulmet kundër Iranit për dy javë, por se armëpushimi nuk përfshin Libanin. Kryeministri i Pakistanit kishte thënë më parë se armëpushimi i rënë dakord mbulonte “kudo, përfshirë Libanin”.

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, i cili ndihmoi në ndërmjetësimin e armëpushimit, tha në një postim në X se kishte ftuar delegacionet iraniane dhe amerikane të takoheshin në Islamabad të premten.

Teherani ka thënë se do të marrë pjesë në bisedime. Shtëpia e Bardhë tha se po shqyrton mundësinë e bisedimeve ballë për ballë me Iranin, por ato nuk janë finalizuar ende, sipas raportimin të Guardian./teve1.info/

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sa i ka kushtuar SHBA-së lufta me Iranin?

Sa i ka kushtuar SHBA-së lufta me Iranin?

“Aparteid pa kufij”: Raportuesja e OKB-së reagon ashpër ndaj kapjes së flotës për Gazën nga Izraeli

“Aparteid pa kufij”: Raportuesja e OKB-së reagon ashpër ndaj kapjes së flotës për Gazën nga Izraeli

Ministrat e tre vendeve të BE-së vizitojnë Tiranën

Ministrat e tre vendeve të BE-së vizitojnë Tiranën

“Përqendrohu në përfundimin e luftës në Ukrainë”: Trump përshkallëzon kritikat ndaj Merz

“Përqendrohu në përfundimin e luftës në Ukrainë”: Trump përshkallëzon kritikat ndaj Merz

Detaje nga vdekja e punëtorit në vendin e punës në Gjakovë

Detaje nga vdekja e punëtorit në vendin e punës në Gjakovë

Subvencionet për bujqësinë, pako 77 milionë euro, 150 euro për një hektar të mbjellura

Subvencionet për bujqësinë, pako 77 milionë euro, 150 euro për një hektar të mbjellura

Shkeljet me të shpeshta që bëhen gjatë ditës së zgjedhjeve

Zgjedhjet parlamentare, partitë politike synojnë të garojnë të vetme

Takohen Abdixhiku e Osmani në përpjekjet për rikthimin e ish-presidentes në LDK

Takohen Abdixhiku e Osmani në përpjekjet për rikthimin e ish-presidentes në LDK

Punime në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina zhvendoset në kampin e FFK-së – Zbulohet orari i javës 32

Punime në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina zhvendoset në kampin e FFK-së – Zbulohet orari i javës 32

Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, figurë e shquar e radios

Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, figurë e shquar e radios

PSD do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, synon ulëse në Kuvend

PSD do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, synon ulëse në Kuvend

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën