Më 23 tetor mbahet ankandi i dhjetë për 2026, njoftoi sot Ministria e Financave.
Në këtë ankand do të emetohen obligacione me maturitet trevjeçar në shumë 25 milionë euro, raporton KosovaPress.
Ministria e Financave rikujton se investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu garantohet për tri vjet dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
Personat e interesuar rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë mund të kontaktojnë ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë.








