tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Anëtari i PSD-së: Kosova s’ka përfituar asgjë nga tensionimi i situatës në veri, të cilën e shkaktoi Kurti

tëvë1 nga tëvë1
01/06/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Aktivisti i Partisë Social Demokrate, Lisjan Perolli, thotë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, takimet e e sotme në Moldavi i ka bërë më shumë si notere e kryeministrit, Albin Kurti.

Derisa ka përmendur edhe deklaratën e ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas takimit me Kurtin, Perolli vlerësoi se deri më tani Kosova nuk ka përfituar asgjë nga tensionimet në veri.

“Siç e pamë nga deklaratat e sotme të Hovenier, po shihet qartazi që Qeveria dhe Presidenca janë në një vijë. Presidentja Osmani në Moladavi është pak a shumë si notere e Kurtit në Kosovë, sepse të njëjtat fjalë pa ndonjë ndryshim të madh, i tha edhe Kurti pasi përfundoi takimin me Hovenier. Në fund të ditës, po shohim që Kosova nuk ka përfituar asgjë nga tensionimi i situatës në veri që e ka shkaktuar Kurti dhe e cila po mbështetet nga presidentja Osmani. Ajo çka ka ndodhur në veri, është një skenar më të cilin e kemi përjetuar edhe më herët në Kosovë”, deklaroi Perolli në emisionin “Ditari”.

Madje sipas tij, zhvillimet aktuale në veri, janë një metodë me të cilën Kurti po funksionon, shkruan teve1.info.

“Në momentin që veriun e trajtojnë si çështje sigurie dhe jo si problem politik, atëherë përgjigja për të do të jetë gjithmonë policia. Kjo është metodë me të cilën Kurti po funksionin, ky është problem më i madh. E kemi një qeveri, e cila për dallim të të gjitha qeverive më herët, e ka shkelur kushtetutën tre herë”, shtoi tutje ai në Tëvë1.

Më tej, ky i fundit propozoi edhe disa mënyra për shtensionimin e situatës në komunat veriore.

“Zgjedhjet duhet të shihen në kontekstin e dialogut me Serbinë. Përbrenda kornizës së dialogut në të cilën gjendemi, rezultati përfundimtar i tij po del të jetë Asociacioni, në çdo variant. Kosovës urgjentisht i nevojitet të ndryshojë kornizën e dialogut”, theksoi ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka përfunduar takimin me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Sholz dhe përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell.

Siç ka njoftuar Osmani, në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në veri.

Ndërsa, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, tha se patën një diskutim të mirë rreth situatës në veri të vendit./teve1.info/.

Tjetër largim nga Kosova, edhe Berisha kalon te Shqipëria

04/10/2023

Hovenier: SHBA-ja, e gatshme ta këshillojë Kosovën për statutin e Asociacionit

04/10/2023

Ndryshojnë linjat e Trafikut Urban

04/10/2023

Shefja e UNMIK-ut me konsulta të rregullta në Beograd, para seancës së Këshillit të Sigurisë për Kosovën

04/10/2023

Konjufca: Nëse s’ka kapacitet për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, nuk ja vlen me ekzistu legjislatura

04/10/2023

Nuk votohet asnjë marrëveshje ndërkombëtare

04/10/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.