TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ambasadori suedez: Ura të hapet në koordinim me banorët lokalë

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Ambasadori suedez: Ura të hapet në koordinim me banorët lokalë

Ambasadori suedez, Jonas Westerlund në një intervistë për Tëvë1 shprehet i zhgënjyer që ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë vazhdon të jetë e mbyllur. Diplomati, thotë që ura duhet të hapet në koordinim me banorët lokal.

E mban mend shumë mirë momentin kur KFOR-i francez e kishte mbyllur urën mbi lumin Ibër 25 vjet më parë.

Ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, vet ishte pjesë e misionit të OSBE-së gjatë vitit 1999 në Kosovë.

Andaj ai nuk e fsheh zhgënjimin e tij, kur e sheh që edhe pas dy dekadash ura nuk është e hapur.

Për atë diplomati suedez thotë se ura mbi lumin Ibër duhet të hapet në koordinim me banorët lokal.

“Siç e dini unë kam qenë në Kosovë në vitin 1999 dhe i mbaj mend shumë mirë trupat franceze në urën e Ibrit. Ishin momente shumë të tensionuara. Jam i palumtur kur e shoh se edhe pas 24 vitesh ura vazhdon të mos jetë krejtësisht e hapur. Kjo tregon më së miri se ende nuk janë shëruar plagët e luftës. Unë konsideroj se ura duhet të hapet, por në koordinim me banorët lokal nga të dyja anët” , tha për Tëvë1 ambasadori Westerlund.

Westerlund vlerëson se situata në veri vazhdon të jetë tejet komplekse dhe ka sugjeruar qeverinë që për disa veprime të jetë në koordinim me aleatet ndërkombëtar.

“Janë ndërmarre shumë veprime gjatë dy viteve të fundit në veriun e Kosovës. Siç e dini situata vazhdon të jetë komplekse. Unë pajtohem me ata që thonë së Kosova është shtet i pavarur që nga viti 2008 dhe ka të drejtë të marrë vendime. Por nëse dëshironi të keni KFOR-it këtu, BE-në, dhe nëse keni synim integrimin në strukturat euro-atlantike atëherë duhet të ketë koordinim me shtetet aleate”, thotë ai.

Tutje ambasadori suedez thotë se ka ardhur koha që të shqyrtohen masat ndëshkuese ndaj Kosovës, derisa pret që të krijohet edhe një momentum i ri në procesin e dialogut.

“Besoj se do të krijohet një momentum i ri në dialog sapo të kemi komisionerët e rinj të Bashkimit Evropian si dhe përfaqësuesit e lartë. Duhet ta analizojmë thellësisht se a po funksionon dialogu sepse ky proces ka nisë që nga viti 2011 dhe ka pasur disa ndërmjetësues. Të gjitha ata kanë bërë një punë të mrekullueshme por gjithmonë ka nevojë për përmirësim. Mendoj se është për të ardhur keq që jemi në një situatë ku kemi masa të BE-së kundër Kosovës. I takon të dërguarit aktual ta zgjidhë këtë çështje në dialog”, tha ai.

Krejt në fund, Westerlund ka inkurajuar Kosovën dhe Serbinë që të bëjnë përpjekje më shumë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

Tags: Ambasadori suedezhapjaUra e Ibrit
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Edhe 67 oficerë diplomojnë në akademinë ushtarake të Shqipërisë, 10 nga ta kosovarë

​Edhe 67 oficerë diplomojnë në akademinë ushtarake të Shqipërisë, 10 nga ta kosovarë

Të akuzuarit për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika sillen në sallën e gjyqit

Të akuzuarit për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika sillen në sallën e gjyqit

QKUK mbetet pa sigurim fizik, i zëvendëson përkohësisht policia

Sulmohet me thikë një shtetas i huaj në Prishtinë, përfundon në QKUK

Gjenden pesë bomba dore në Junik, asgjësohen nga ekipet e deminimit

Gjenden pesë bomba dore në Junik, asgjësohen nga ekipet e deminimit

Sot zhvillohen ndeshjet e ditës së tretë të Ballkanikut U17 të volejbollit në Ferizaj

Policia arreston një person në Merdare për pengim të detyrës zyrtare

Policia arreston një person në Merdare për pengim të detyrës zyrtare

Vrasja e rreshterit Muhamet Lika, sot seanca e radhës ndaj gjashtë të akuzuarve

Vrasja e rreshterit Muhamet Lika, sot seanca e radhës ndaj gjashtë të akuzuarve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën