TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ambasadori francez Guerot: Respektimi i pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese është thelbësor për Kosovën

Ambasadori francez në Kosovë, Oliver Guerot, ka bërë thirrje që të respektohet pavarësia e Gjykatës Kushtetuese të Kosovë, duke theksuar se kjo gjykatë është ndër shtyllat kryesore të vendi. Ai ndër të tjera tha se për shkak të mungesës së institucioneve të reja nuk mund të realizohen disa projekte të rëndësishme që mbështeten nga Franca.

by Shpat Blakcori
7 muaj ago
0 0
A A

Ambasadori i Francës në Kosovës, Oliver Guérot, po i ndjek me shumë vëmendje zhvillimet politike në vend.

Mungesën e institucioneve të reja, diplomati francez e ka përshkruar si fatkeqësi, ndërsa ka bërë thirrje që të respektohet pavarësia e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Dua të them se Gjykata Kushtetuese është një institucion shumë i respektuar jashtë vendit, jashtë Kosovës. Gjykata Kushtetuese është pranuar si anëtare e plotë në Shoqatën Evropiane të Gjykatave Kushtetuese. Ajo është pranuar gjithashtu si anëtare e plotë në Shoqatën e Gjykatave Kushtetuese që flasin frëngjisht. Do të ftoja institucionet që të vazhdojnë të respektojnë pavarësinë e gjykatës. Gjykata është një nga shtyllat e Republikës së Kosovës dhe për këtë kanë mbështetjen tonë të plotë” , ka thënë Guerot

Megjithatë, ai tha se nuk është vetëm Kosova që po ballafaqohet me probleme të tilla, si shembull ai e morri shtetin e tij Francën që akoma nuk ka një qeveri të re.

“Mendoj se është fatkeqësi që jemi në këtë situatë. Kosova nuk është i vetmi vend ku ekziston një qeveri në detyrë. Në vendin tim aktualisht kemi një kryeministër, por jo një qeveri të re të emëruar plotësisht, dhe ka shumë vende në Evropë në një situatë të ngjashme. Nuk është një situatë e mirë për asnjë vend dhe as për Kosovën. Agjencia Franceze për Zhvillim ka zhvilluar projekte të gatshme për të mbështetur Kosovën në tranzicionin energjetik, si dhe për përgatitjen e Lojërave Mesdhetare, dhe kemi bashkëpunuar për këtë me qeverinë e Albin Kurtit, me qeverinë në detyrë tani, dhe jemi gati të vazhdojmë me çfarëdo qeverie që do të dalë nga Kuvendi” , është shprehur tutje Guerot.

Diplomati francez i pati edhe disa fjalë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dialogu i udhëhequr nga BE-ja mbetet platforma relevante për të trajtuar çështjet, ose BE-ja në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës. Kur them BE, natyrisht nënkuptoj institucionet në Bruksel, por edhe mbështetjen e shteteve anëtare, dhe Franca është jashtëzakonisht e përfshirë në këto përpjekje”, ka përfunduar Guerot.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës njëzëri ka vendosur deri me 30 shtator masë të përkohshme përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime si dhe ndalon zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca pas takimit me homologun belg: Diskutuam thellimin e bashkëpunimit me Belgjikën

Konjufca pas takimit me homologun belg: Diskutuam thellimin e bashkëpunimit me Belgjikën

Zgjedhja e presidentit, Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze mes partive

Rasti tragjik në Malishevë, Haxhiu: Ngushëllimet më të sinqerta për familjen

Familjarja e tre viktimave në Malishevë jep detaje: Dy fëmijët kanë qenë të djegur dhe të vdekur në vend

Familjarja e tre viktimave në Malishevë jep detaje: Dy fëmijët kanë qenë të djegur dhe të vdekur në vend

Kurti: Bashkëjetesa ndërfetare shkon përtej tolerancës

Izraeli dhe Siria në bisedime të drejtpërdrejta, thotë Reuters

Izraeli miraton plan 334 milionë dollarësh për zgjerim të vendbanimeve të paligjshme në Siri

Zgjedhja e presidentit, Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze mes partive

Rasti tragjik në Malishevë, Haxhiu: Ngushëllimet më të sinqerta për familjen

Familjarja e tre viktimave në Malishevë jep detaje: Dy fëmijët kanë qenë të djegur dhe të vdekur në vend

Familjarja e tre viktimave në Malishevë jep detaje: Dy fëmijët kanë qenë të djegur dhe të vdekur në vend

Mbi 60 organizata ndërkombëtare kërkojnë pezullimin e marrëveshjes së asociimit BE-Izrael

Mbi 60 organizata ndërkombëtare kërkojnë pezullimin e marrëveshjes së asociimit BE-Izrael

Kurti: Bashkëjetesa ndërfetare shkon përtej tolerancës

Kurti: Bashkëjetesa ndërfetare shkon përtej tolerancës

DISTRIA KRASNIQI KAMPIONE E RE E EVROPËS NË XHUDO

DISTRIA KRASNIQI KAMPIONE E RE E EVROPËS NË XHUDO

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën