TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aleanca i bashkohet aksionit të PDK-së, Tahiri: VV recidiviste në shkelje kushtetuese

by Tëvë1
8 minuta ago
0
A A
Aleanca i bashkohet aksionit të PDK-së, Tahiri: VV recidiviste në shkelje kushtetuese

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë në detyrë, duke e akuzuar për shkelje të vazhdueshme kushtetuese.

Ai së bashku me deputetë të tjerë të Aleancës iu ka bashkuar sot në mëngjes aksionit të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilt tash e disa ditë po qëndrojnë për disa orë në mëngjes para Qeverisë, duke kërkuar nga kryeministri në detyrë të shkojë në Kuvend për të vazhduar seancës konstituive. Ata po akuzojnë Kuritn se po shkel Kushtetutën duke qëndruar ilegalisht në krye të Qeveërisë.

“Një ndër shkeljet më të mëdha zinxhirore historike ka ndodhur në udhëheqjen e një partie e cila, siç po shihet, po struket diku në zyrat e veta dhe e cila vazhdon me qenë recidiviste në shkelje kushtetuese. Historia do të tregojë se një kabinet qeveritar i përbërë prej 21 anëtarëve, e prej tyre 17 ia vjedhin vetëm deputetëve, 17 njerëzve nuk ju vjen marre me shku prej Kuvendit në ministri me ushtru funksione dyfish të kundërligjshme”, tha Tahiri.

Ai ka thënë se ushtrimi i funksioneve të kundërligjshme nga zyrtarët publikë është bërë praktikë e kësaj qeverisjeje.

“Për me ushtru funksion të kundërligjshëm si zyrtar publik, kjo nuk po shihet ndryshe veçse me këtë kabinet të kësaj partie, të cilëve gradualisht po iu vjen fundi dhe gradualisht po e shohin qytetarët e Kosovës se shkeljet kushtetuese të vazhdueshme janë logjikë e punës e Vetëvendosjes”, deklaroi Tahiri.

Sot është dita e shtatë që PDK po vazhdin aksionin e saj para hyrjes së Qeverisë, duke bërë thirrje që të vazhdohet seanca konstituive.

ShareTweet

Postime të ngjashme

ot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

ot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

​KEK formon Task Forcën për Sigurinë Industriale pas humbjes së jetëve të punëtorëve

​KEK formon Task Forcën për Sigurinë Industriale pas humbjes së jetëve të punëtorëve

Mot me diell dhe temperatura kryesisht të larta

Mot me diell dhe temperatura të larta, kujdes nga rrezatimi UV

Maloku: BE u tregua e matur për urën e Ibrit, Kurti bëri mirë që nuk i dha pompozitet

Maloku: BE u tregua e matur për urën e Ibrit, Kurti bëri mirë që nuk i dha pompozitet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën