TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Akuzat e pushtetit ndaj Kushtetueses

by Valeza Sylejmani
3 vjet ago
0
A A
Akuzat e pushtetit ndaj Kushtetueses

Në 14 vjetorin e hyrjes në fuqi të Gjykatës Kushtetuese, pushteti kritikoi atë për alenacë me partitë opozitare. Kjo qasje e ekzekutivit po kritikohet nga njohës të fushës, pasi që po konsiderohet si cenim I pavarësisë dhe punës të këtij institucioni.

Me përplasje u përcoll mbledhja e së hënës e komisionit hetimor parlamentar për rastet e dhunës në familje. Kjo pas deklaratës së ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu se Gjykata Kushtetuese është bërë aleat i partive opozitare.

E deklarata të tilla nga partia në pushtet kundrejt sistemit të drejtësisë po konsiderohen të shpeshta përgjatë këtyre dy viteve.

Megjithatë, ky qëndrim i tyre, sipas hulumtuesit të lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Lavdim Makshana, po kategorizohet si ndërhyrje në pushtetin gjyqsor.

Edhe këto deklarata, njëjtë sikurse ato që janë bërë ndaj gjykatave të rregullta, gjyqtarëve e prokurorëve me emër të përveçshëm, konsiderohet ndërhyrje në drejtësi. Pushtetet janë të ndara si mes sistemit gjyqësor dhe atij ekzekutiv. Pa dyshim që Gjykata Kushtetuese do duhej të ishte e pavarur dhe të funksiononte si e tillë edhe ndaj pushtetit ekzekutiv. Çdo ndërhyrje ndaj punës së saj, dhe deklarata të tilla publike, cenojnë rëndë pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe në tërësi sistemin e drejtësisë, tha hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Lavdim Makshana.

Tutje, Makshana thekson se vendimet që dalin nga Kushtetuesja duhet vetëm të zbatohen.

“Vendimet e saj janë finale dhe të plotëfuqishme, e si të tilla do duhej vetëm të zbatoheshin pamarrëparasysh a ka mospajtime ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese nuk vlersohet nga ekzekutivi a ka vepruar si e pavarur apo jo sepse sipas mandatit dhe ligjit të Gjykatës Kushtetuese ajo vepron si e pavarur”, u shpreh Makshana.

Në anën tjetër, edhe politologu Fidan Ukaj kritikon qasjen e ekzekutivit.

“Përzierja e politikës në vendimet e gjyqsorit nëpërmjet konferencave për shtyp nuk I ndihmon zhvillimit dhe vendim – marrjes autonome të këtij sistemi përkundrazi e atakon dhe vështirëson punën e sistemit….. politika duhet të ndërtojë politika të cilat e lehtësojnë punën e gjyqësorit dhe asesi se si duhet të marrë vendime dhe si duhet t funksionojë sistemi gjyqsor i Kosovës”, deklaroi politologu, Fidan Ukaj.

Deklarata e ministres Haxhiu, se Kushtetuesja është bërë aleate e opozitës, erdhi pas akuzave nga këta të fundit se Qeveria po synon ta shndërroj vendin në sistem autokrat.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmanaj: LDK synon fitoren, qytetarët mund ta ndëshkojnë edhe VV-në

Osmanaj: LDK synon fitoren, qytetarët mund ta ndëshkojnë edhe VV-në

Gërvalla për padinë e Lushtakut ndaj Kurtit: Deklarata e kryeministrit është plotësisht e vërtetë

Gërvalla për padinë e Lushtakut ndaj Kurtit: Deklarata e kryeministrit është plotësisht e vërtetë

Behrami i reagon Gërvalles: Dita kur lirohen krerët e UÇK-së shënon fundin tuaj politik

Behrami i reagon Gërvalles: Dita kur lirohen krerët e UÇK-së shënon fundin tuaj politik

Konjufca pret Hamilton, flasin për bashkëpunimin me NATO-n

Konjufca pret Hamilton, flasin për bashkëpunimin me NATO-n

Osmanaj: LDK synon fitoren, qytetarët mund ta ndëshkojnë edhe VV-në

Osmanaj: LDK synon fitoren, qytetarët mund ta ndëshkojnë edhe VV-në

Emisioni “Info Nata” 20.05.2025

Emisioni “Info Nata” 20.05.2025

Të rinjtë në Tiranë krah studentëve shqiptarë në Shkup, njoftojnë protestë në kryeqytet

Të rinjtë në Tiranë krah studentëve shqiptarë në Shkup, njoftojnë protestë në kryeqytet

Gërvalla për padinë e Lushtakut ndaj Kurtit: Deklarata e kryeministrit është plotësisht e vërtetë

Gërvalla për padinë e Lushtakut ndaj Kurtit: Deklarata e kryeministrit është plotësisht e vërtetë

Behrami i reagon Gërvalles: Dita kur lirohen krerët e UÇK-së shënon fundin tuaj politik

Behrami i reagon Gërvalles: Dita kur lirohen krerët e UÇK-së shënon fundin tuaj politik

Konjufca pret Hamilton, flasin për bashkëpunimin me NATO-n

Konjufca pret Hamilton, flasin për bashkëpunimin me NATO-n

Zulfaj takoi ambasadorin e Francës në Kosovë

Zulfaj takoi ambasadorin e Francës në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën