TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

AKP-ja vazhdon shitjen e pronave, por ku ka mbetur procesi për shuarjen e saj?

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka vazhduar edhe këtë javë, me valën e re të shitjeve. Kjo po ndodhë, përkundër që një prej premtimeve kryesore të partisë në pushtet, ishte shuarja e saj. Mirëpo, ata e kanë një arsyetim, për mos ndërmarrjen e këtij veprimi.

by Fëllënza Krasniqi
12 muaj ago
1 0
A A

Ka vite që është premtuar se do të shuhet.

Por, Agjencia Kosovare e Privatizimit jo vetëm që nuk u shua, por këtë javë mbajti ceremoninë e radhës për të shpallur rezultatet e ofertave për shitjen e 134 pronave.
Rrugën për të dorëzuar ofertat e tyre e morën 63 persona.

Vetë partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, që kishte propozuar shuarjen e këtij institucioni, ka një arsyetim për mos ndërmarrjen e këtij veprimi.

“Shuarja e AKP-së është paraparë të ndodhë krahas themelimit të Fondit Sovran. Ligji për Fondin Sovran i hap rrugës shuarjes së këtij institucioni. Por siç e dini, Ligji për Fondin Sovran është ende në rishikim të Gjykatës Kushtetuese për më shumë se 1 vjet e gjysmë tani (nga dhjetori i vitit 2023), përtej çdo afati ligjor, pas kontestimit që i kanë bërë ligjit partitë opozitare PDK dhe LDK. Asetet e paprivatizuara dhe që kanë potencial komercial i barten Fondit Sovran të Republikës së Kosovës. Asetet e tjera që nuk janë likuiduar do të menaxhohen nga institucionet përgjegjëse për administrimin e pronës”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu.

Këtë të mërkurë, interesimi i ofertuesve për pronat ishte i madh.

E ekonomisti, Safet Gërxhaliu thotë se duhet të ketë transparencë llogaridhënie më të madhe.

“Këto asete të shitura të mos janë vetëm profit i individit dhe grupit, por në interes të shtetit dhe qytetarit. Nuk ka biznes planë të mirëfilltë nuk ka spin- off special, edhe ato që janë privatizuar me spin-off special janë shumë më tepër të shkatërruara dhe të rrënuar duke ndërtuar objekte për shitje dhe e gjithë kjo e ka ngulfat perspektive për zhvillim ekonomik shumëdimensional në Kosovë. Besoj që është koha për një llogaridhënie, është koha që sundimi i rendit dhe ligjit të mos mbetet vetëm i shkruar, por të është në funksion të zhvillimit dhe besoj që këto që po ndodhin kohët e fundit me privatizimin dhe privatizimin në heshtje të shumë pasurive të Kosovës janë fenomen që duhet t’i ketë parasysh prokuroria dhe ligji në Kosovë”, shprehet ai.

Procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe aseteve të tjera në Kosovë, ka nisur dy dekada më parë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Italia i bashkohet BE-së dhe Gjermanisë, shpreh shqetësim për rrënimin e objekteve në Ujman

Italia i bashkohet BE-së dhe Gjermanisë, shpreh shqetësim për rrënimin e objekteve në Ujman

Çitaku kujton vendimin historik të GJND-së: Fitoret më të mëdha të Kosovës kanë ardhur në partneritet me SHBA-në

Çitaku kujton vendimin historik të GJND-së: Fitoret më të mëdha të Kosovës kanë ardhur në partneritet me SHBA-në

Pas BE-së, edhe Ambasada gjermane kërkon ndërprerjen e rrënimit të objekteve në Ujman

Pas BE-së, edhe Ambasada gjermane kërkon ndërprerjen e rrënimit të objekteve në Ujman

Rrënohen 11 prona afër Ujmanit – Serbët i ndërtuan pa leje në parcelën e “Ibër Lepencit”

BE kritikon rrënimin e vilave pranë Liqenit të Ujmanit, kërkon ndërprerjen e veprimeve

Goditje për Kosovën e Napolin, Rrahmani dy muaj jashtë fushe

Rrahmani i kënaqur me trajnerin Allegri

Italia i bashkohet BE-së dhe Gjermanisë, shpreh shqetësim për rrënimin e objekteve në Ujman

Italia i bashkohet BE-së dhe Gjermanisë, shpreh shqetësim për rrënimin e objekteve në Ujman

Çitaku kujton vendimin historik të GJND-së: Fitoret më të mëdha të Kosovës kanë ardhur në partneritet me SHBA-në

Çitaku kujton vendimin historik të GJND-së: Fitoret më të mëdha të Kosovës kanë ardhur në partneritet me SHBA-në

Modriq mbetet te Milani edhe një sezon

Modriq mbetet te Milani edhe një sezon

Pas BE-së, edhe Ambasada gjermane kërkon ndërprerjen e rrënimit të objekteve në Ujman

Pas BE-së, edhe Ambasada gjermane kërkon ndërprerjen e rrënimit të objekteve në Ujman

Foden mbetet te City deri më 2030

Foden mbetet te City deri më 2030

Rrënohen 11 prona afër Ujmanit – Serbët i ndërtuan pa leje në parcelën e “Ibër Lepencit”

BE kritikon rrënimin e vilave pranë Liqenit të Ujmanit, kërkon ndërprerjen e veprimeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën