TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Akili ndalet në luftën e dytë

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Akili ndalet në luftën e dytë

Akil Gjakova nuk ka mundur të futet në luftë për medalje në Kampionatin Botëror të xhudos në Budapest të Hungarisë.

Në kategorinë deri 73 kilogramë, Gjakova në xhiron e parë ishte i lirë.

Në të dytën e mposhti rumunin Ioan Dzitac, por nuk ia doli ndaj brazilianit Daniel Cargnin. Lufta për çerekfinale ishte e gjatë dhe e fortë.

Zgjati mbi tetë minuta e gjysmë, kur Gjakova e pësoi dënimin e tretë. Kështu fitorja i takoi brazilianit, që shfaqi më shumë se xhudisti kosovar gjatë gjithë luftës.

Në ekipin e Kosovës në xhudo nuk kanë pritur shumë nga Akil Gjakova për shkak të një lëndimi të krahut me të cilin po përballet ai. Për shkak të lëndimit, nuk e kishte fazën e duhur përgatitore.

Po ashtu, nuk e kishte forcën e zakonshme gjatë luftës dhe rrjedhimisht hedhjet e tij nuk ishin mjaftueshëm të rrezikshme.

Në të kaluarën Gjakova kishte dy fitore ndaj Cargninit. Por këtë herë ishte braziliani që festoi në fund, ndonëse arriti fitore shumë të vështirë.

Prej ekipit të Kosovës ka mbetur të garojë edhe Laura Fazliu. Ajo garon të hënën në kategorinë deri 63 kilogramë. Të shtunën Distria Krasniqi fitoi medalje të argjendtë në kategorinë deri 52 kilogramë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nottingham forest mposht Chelsea në një ndeshje me pesë gola

Nottingham forest mposht Chelsea në një ndeshje me pesë gola

Labinot Xhoxhaj mbron titullin e kampionit të Evropës në boks

Labinot Xhoxhaj mbron titullin e kampionit të Evropës në boks

Laçi shënon gol në fitoren e Rizesporit

Laçi shënon gol në fitoren e Rizesporit

Para duelit për titullin botëror, Kabayel dhe Hysa bëjnë simbolin e shqiponjës

Kosumi: Adem Demaçin e konsideronim udhëheqës të organizatave tona të fshehta patriotike

Kosumi: Adem Demaçin e konsideronim udhëheqës të organizatave tona të fshehta patriotike

Kurti: Synimi ynë është t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë në NATO

Kurti: Synimi ynë është t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë në NATO

Kosumi: Ideja e vëllazërim-bashkimit ka ekzistuar vetëm te kokat e të verbërve në ish-Jugosllavi

Kosumi: Ideja e vëllazërim-bashkimit ka ekzistuar vetëm te kokat e të verbërve në ish-Jugosllavi

Bajram Kosumi rrëfen për torturat dhe vuajtjet e shqiptarëve në burgjet e ish-Jugosllavisë

Bajram Kosumi rrëfen për torturat dhe vuajtjet e shqiptarëve në burgjet e ish-Jugosllavisë

Laçi shënon gol në fitoren e Rizesporit

Laçi shënon gol në fitoren e Rizesporit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën