TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ajeti takon kreun e Baden-Württembergut, paralajmëron kapitull të ri bashkëpunimi me Kosovën

by Tëvë1
3 muaj ago
1
A A
Ajeti takon kreun e Baden-Württembergut, paralajmëron kapitull të ri bashkëpunimi me Kosovën

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Landit të Baden-Württembergut, Cem Özdemir, të cilin e ka cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt një faze të re në marrëdhëniet mes Kosovës dhe këtij landi gjerman.

Ajeti bëri të ditur se ishte ambasadori i parë i një shteti evropian që u prit nga Özdemir pas marrjes së detyrës si kryeministër i Baden-Württembergut.

Sipas tij, takimi shërbeu për të riafirmuar lidhjet e fuqishme që janë ndërtuar ndër vite mes Kosovës dhe këtij landi në fusha të ndryshme, përfshirë politikën, ekonominë, kulturën dhe marrëdhëniet shoqërore.

“Riafirmuam angazhimin tonë të përbashkët për ta thelluar partneritetin dhe për të krijuar mekanizma institucionalë të bashkëpunimit ndërmjet dy qeverive tona”, ka deklaruar Ajeti.

Ambasadori theksoi rëndësinë e veçantë që ka Baden-Württembergu për Kosovën, pasi aty jeton një nga komunitetet më të mëdha të mërgatës kosovare në Gjermani. Ai vlerësoi diasporën si një faktor kyç që lidh edhe më tej dy vendet.

Në fokus të takimit ishte edhe bashkëpunimi ekonomik, ku Ajeti përmendi kontributin e kompanive kosovare dhe gjermane në zhvillimin e marrëdhënieve tregtare.

Ai foli gjithashtu për lidhjet e fuqishme të transportit ajror mes Kosovës dhe këtij landi, duke bërë të ditur se vetëm gjatë kësaj jave janë planifikuar 25 fluturime direkte ndërmjet Prishtinës dhe Shtutgartit, si dhe katër fluturime të tjera me aeroportin Karlsruhe/Baden-Baden.

Sipas Ajetit, këto lidhje janë dëshmi e afërsisë mes qytetarëve, familjeve dhe bizneseve të të dyja vendeve.

Ambasadori u shpreh optimist se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Baden-Württembergut do të zgjerohet edhe më tej, duke hapur mundësi të reja në fushat politike, ekonomike dhe kulturore.

Tags: AMBASADORI I KOSOVES NE GJERMANIFaruk AjetiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Drenori kritikon Kurtin për raportet me SHBA-në dhe VV-në për Specialen: Po krijohet pasiguri

Drenori kritikon Kurtin për raportet me SHBA-në dhe VV-në për Specialen: Po krijohet pasiguri

Ish-aktivisti i SNS-së së Vuçiqit: Banditë të paguar, blerje votash dhe para në dorë për operacione politike në Serbi

Ish-aktivisti i SNS-së së Vuçiqit: Banditë të paguar, blerje votash dhe para në dorë për operacione politike në Serbi

Maqedonci: Vendimmarrja në operacionet luftarake duhet të mbetet njerëzore

Maqedonci: Vendimmarrja në operacionet luftarake duhet të mbetet njerëzore

Arrestohen dy persona në Fushë-Kosovë, njëri serb dyshohet se kërcënoi një qytetar me armë

Arrestohen dy persona në Fushë-Kosovë, njëri serb dyshohet se kërcënoi një qytetar me armë

Drenori kritikon Kurtin për raportet me SHBA-në dhe VV-në për Specialen: Po krijohet pasiguri

Drenori kritikon Kurtin për raportet me SHBA-në dhe VV-në për Specialen: Po krijohet pasiguri

Pezullohen pesë zyrtarë policorë pas publikimit të videos ku 19-vjeçari me këmbë të thyer tërhiqej zvarrë

Pezullohen pesë zyrtarë policorë pas publikimit të videos ku 19-vjeçari me këmbë të thyer tërhiqej zvarrë

Përplasja me policinë në protestën e dhunshme, të riut i thyhet këmba

Përplasja me policinë në protestën e dhunshme, të riut i thyhet këmba

Rrahmani shënon, Napoli pëson nga Villarreali

Rrahmani shënon, Napoli pëson nga Villarreali

Berisha: Protesta e studentëve përballje epike

Berisha: Protesta e studentëve përballje epike

Arsenali triumfon thellë ndaj Lillet

Arsenali triumfon thellë ndaj Lillet

Vikingu barazon me Bayernin

Vikingu barazon me Bayernin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën