TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ahmeti: Kosova i ka votat e gatshme për fazën e parë të anëtarësimit në Këshill të Evropës

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Ahmeti: Kosova i ka votat e gatshme për fazën e parë të anëtarësimit në Këshill të Evropës

Ai në diskutimin e organizuar nga Instituti për Studime Politike (PIPS) të martën në Prishtinë, tha se në krahasim me vendet e tjera të rajonit, pret që Kosova të anëtarësohet në afat rekord.

Megjithatë ishte i rezervuar për të dhënë një datë kur Kosovës do t’i hapet dera përfundimisht për anëtarësim në KiE.

“E jona si Qeveri e Republikës së Kosovës ka qenë që të iniciojmë këtë proces dhe kjo ka qenë shumë e rëndësishme. Unë nuk e di se kur do të përfundojë, por jam optimist se në raport me vendet e tjera të rajonit do të kemi një afat rekord, përveç Malit të Zi, që ka pasur një situatë të veçantë pas pavarësimit nga unioni që ka pasur së bashku me Serbinë. Por në vendet e tjera besoj se do të kemi një afat rekord. Mirëpo, po ashtu e di se po të bënim me vendet e tjera tashmë do të ishim”, tha ai.

I pranishëm në këtë diskutim ishte edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili tha që pret që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

“Unë pres që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës për dy arsye. Të gjithë janë të vetëdijshëm se shumica e shteteve që janë anëtare aty nuk i kanë dispozitat kushtetuese-ligjore më të mira se ne. Nëse shohim me kujdes se kush është Kushtetuta e Kosovës, por mbi gjitha edhe zbatimi dhe tereni i Kosovës, tregon se 80 për qind të serbëve të Kosovës jetojnë në territor të vetëqeverisur me 24 kompetenca në 11 komuna. Kjo tregon se ligjet e diskriminimit pozitiv janë krejt në fuqi, mbi të gjitha ne nuk mund të ndryshojmë asnjë ligj vital dhe kushtetutën që prek pakicat në raport me shumicën. Krejt fryma institucionale dhe kushtetuese është multietnike”, theksoi Tahiri.

Ndërkaq, Kushtrim Istrefi, profesor i të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare publike në Universitetin e Utrecht-it, tha se opinioni ligjor i Zyrës Ligjore të Këshillit të Evropës ka qenë i rëndësishëm për Kosovën, ku është sqaruar se për anëtarësimin e Kosovës në KiE nevojiten dy të tretat e votave dhe jo unanimitet i plotë.

“Kjo është qartësuar në opinionin ligjor të Zyrës Ligjore të Këshillit të Evropës se nevojiten vetëm dy të tretat në votën e parë të Komitetit të Ministrave që do të votohet nga ambasadorët atje. Ky ka qenë sqarim i domosdoshëm dhe i një rëndësi jetike për Kosovën, pasi nëse do të ishte me unanimitet do të ishte e vështirë për Kosovën të anëtarësohet”, theksoi ai.

Faza e dytë për anëtarësim në Këshill të Evropës është kur Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës i kërkon Asamblesë Parlamentare një mendim për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës më 12 maj të vitit 2022./K.P/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Berisha për Ligjin për Specialen: Është lojë politike, nuk ua hap dyert e burgut të akuzuarve në Hagë

Berisha për Ligjin për Specialen: Është lojë politike, nuk ua hap dyert e burgut të akuzuarve në Hagë

Rrecaj: Ka dështuar Qeveria në rastin e Arlinda Zekajt, seanca në Kuvend ishte e turpshme

Rrecaj: Ka dështuar Qeveria në rastin e Arlinda Zekajt, seanca në Kuvend ishte e turpshme

Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë

Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë

Kreu i KFOR-it takon delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

“Info Nata”- 28.10.2026

Në Shqipëri hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska

Në Shqipëri hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska

Rashiq: Lista Serbe s’po reagon për humbjen e Vuçiqit, pret udhëzime nga lart – mund të ketë dorëheqje të kryetarëve të komunave

Rashiq: Lista Serbe s’po reagon për humbjen e Vuçiqit, pret udhëzime nga lart – mund të ketë dorëheqje të kryetarëve të komunave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën