TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Afër tri dekada pritje, rivarroset dëshmori Agron Gjocaj

by TËVË 1
5 muaj ago
1 0
A A

U nisën në heshtje drejt kompleksit memorial të varrezave të fshatit Baballoq.

Mes flamujve kombëtarë, nderimeve shtetërore dhe lotëve të familjarëve, u kthye sot në tokën e tij, Agron Sadri Gjocaj.

Pas 28 vitesh pritjeje, eshtrat e dëshmorit u rivarrosën me nderime të larta shtetërore, duke i dhënë lamtumirën e merituar sakrificës së tij për lirinë.

Gjocaj kishte rënë dëshmor më 18 gusht të vitit 1998, në Trekufi.

Ishte vetëm 20 vjeç kur u vra, ndërsa eshtrat e tij u gjetën së fundmi në fshatin Jahoc të Gjakovës.

Këtë të shtunë, në rivarrim përveç familjarëve e bashkëluftëtarëve, morën pjesë edhe përfaqësues institucionalë.

“Sot në rivarrim në Baballoq për luftëtarin, për dëshmorin, Agron Gjocaj e që po na jep një mesazh gjithë neve se sa e vështirë dhe sa e shtrenjtë ka qenë me jetu këtë ditë të lirë me atë krenarinë tonë dhe me i rrit fëmijët tonë me atë krenarinë tonë. Lavdi gjithë dëshmorëve”, deklaroi kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, Kushtrim Gara u shpreh se pas kaq shumë vitesh pritje, familja Gjocaj po i jep sot prehjen e merituar Agronit.

“Janë 27 vite ankthi, shprese por edhe qëndresë dinjitoze për familjen Gjocaj dhe për gjithë bashkëluftëtarët e Agronit. Agron Gjocaj u zhduk padrejtësisht gjatë luftës por asnjëherë nga zemrat e familjes e zemrat tona por edhe nga përgjegjësia jonë për të kërkuar të vërtetën”, deklaroi Gara.

Për sakrificën dhe kujtimet nga fronti i luftës në Baballoq, foli edhe ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj.

“Ne kemi kalu një periudhë të vështirë herët bashkë te vija e luftës, te vija e frontit Baballoq, e cila është vija e parë e luftës. U bënë shumë vjet, por nuk e harroj një lidhje që ndodhi një angazhim i përbashkët dhe filloi me një entuziazëm, me një bindje, me një shpresë që lufta e fillume do ta sjellë lirinë, pra, Baballoq, faleminderit sot, faleminderit për mot e për jetë”.

Nga lufta e fundit në Kosovë, ende janë të pagjetur mbi 1600 trupa nga lufta më 1998/99.

Kronikë e realizuar nga gazetarja Jona Kelmendi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përfundon protesta në Kastrat të Kurshumlisë, QKMK njofton qytetarët

Përditësohen pritjet në kufi: Deri në 30 minuta pritje te Hani i Elezit

Arrestohet një person në Podujevë, iu konfiskuan gjashtë paketime me substancë narkotike

Arrestohet një person në Podujevë, iu konfiskuan gjashtë paketime me substancë narkotike

Rama: Po lirojmë banesat komunale të shfrytëzuara në mënyrë të paligjshme

Rama: Po lirojmë banesat komunale të shfrytëzuara në mënyrë të paligjshme

41-vjeçari nga Kosova ndalohet në Morinë, nuk i deklaroi mbi 13 mijë euro

Shëngjini mbetet destinacioni më i frekuentuar nga shqiptarët e Kosovës

​Franca dhe Anglia mbyllin sonte Botërorin me duelin për vendin e tretë

​Shaqiri e Zhegrova përballen sot në miqësore

​Shaqiri e Zhegrova përballen sot në miqësore

41-vjeçari nga Kosova ndalohet në Morinë, nuk i deklaroi mbi 13 mijë euro

Shëngjini mbetet destinacioni më i frekuentuar nga shqiptarët e Kosovës

11 vjet nga anëtarësimi në Frankofoni, Hoxhaj thekson rëndësinë për diplomacinë kosovare

“Kosova po izolohet”, Hoxhaj kërkon rikthimin e Dialogut Strategjik me SHBA-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën