Ministri francez i arsimit, Edouard Geffray, tha se të paktën 190 studentë janë plagosur që nga fillimi i protestave.
Ai tha se lëndimet e tyre ishin shkaktuar “ose për shkak të aksidenteve ose lëndimeve të shkaktuara nga shkaktarët e problemeve, konkretisht lëndimet nga fishekzjarrët”, raportoi Le Figaro, citon Guardian.
Qindra shkolla të mesme në Francë janë mbyllur ndërsa protestat e studentëve vazhdojnë, të nxitura nga gjendja e rënduar e shkollave, klasat e mbipopulluara dhe mungesa e mësuesve.
Protestat filluan më 17 shtator në periferinë pariziene të Creteil, ku studentët iu bashkuan mësuesve të tyre që po zhvillonin një grevë për shkak të mungesës së burimeve dhe stafit.
Që atëherë, protestat janë përhapur në pjesë të tjera të vendit.










