Lufta e ringjallur midis Huthëve dhe forcave pro-qeveritare në Jemenin jugperëndimor ka detyruar gati 20,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, ka thënë Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.
Përleshjet thuhet se kanë vrarë më shumë se 300 persona që nga e enjtja, duke i detyruar shumë familje të largohen.
“Jemi thellësisht të alarmuar nga dhuna në rritje në bregdetin perëndimor të Jemenit, e cila deri dje kishte zhvendosur më shumë se 18,500 njerëz”, u tha gazetarëve nga Aden Abdusattor Esoev, shefi i misionit të IOM-it në Jemen, citon Al Jazeera.
Agjencia e OKB-së tha në një deklaratë se “numri i personave të zhvendosur po rritet çdo orë”, ndërsa njerëzit vazhdojnë të mbërrijnë në vendet e zhvendosjes.









