TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Abrashi: LVV partia fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, pyetja është vetëm sa përqind fiton

by Tëvë1
5 muaj ago
1
A A
Abrashi: LVV partia fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, pyetja është vetëm sa përqind fiton

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka deklaruar se në Kosovë nuk ka dilemë rreth fituesit të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit, duke theksuar se fituese e padiskutueshme do të jetë LVV me Albin Kurtin në krye.

Sipas Abrashit, çështja e vetme që mbetet e hapur është nëse Kurti do të arrijë ose jo mbi 50 për qind të votave.

Ai ka theksuar se asnjë nga kundërshtarët politikë, përfshirë Bedri Hamzën, Lumir Abdixhikun apo Ramush Haradinajn, nuk do t’i arrijë votat e Kurtit.

Abrashi ka theksuar se LVV ka shënuar rënie në zgjedhjet e 9 shkurtit krahasuar me ato të 14 shkurtit 2021, por këtë e ka lidhur me krizën politike në vend.

Sipas tij, mosmbështetja e mjaftueshme e qeverisë Kurti dhe e Vetëvendosjes ka qenë shkaku kryesor i kësaj krize, duke shtuar se qytetarët tashmë e kanë identifikuar shkakun dhe sipas tij, do ta mbështesin sërish LVV-në në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në fund, ai ka potencuar se Vetëvendosje nuk do të ketë nevojë për koalicione me partitë tjera, duke vlerësuar se bashkëqeverisja do të sillte kërkesa “absurde” dhe rrezik për një krizë të re politike.

“Nuk ka asnjë njeri në Kosovë që ka dilemë se kush do të jetë fitues i 28 dhjetorit, krejt Kosova e din përfshirë edhe kundërshtarët politikë që fituesja e padiskutueshme e zgjedhjeve të parakohshme të 28-dhjetorit është Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin, çështja është vetëm sa. Pyetja kryesore me 28 dhjetor është a po i merr Kurti 50% a po jo, krejt e din që s’ka shanca Bedri Hamza, e as Lumir Abdixhiku, as Ramush Haradinaj me iu afrua Albin Kurtit me vota. Ne jemi pala konstruktive, nuk e kemi problem me u ul me diskutua me partitë e tjera, mirëpo qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar një gjë, nuk është sekret që ne kemi pas një rënie në zgjedhjet e 9 shkurtit në krahasim me 14 shkurtin e vitit 2021, kjo rrudhje është shkaku i krizës politike në Kosovë, mosmbështetja në masë të duhur të kryeministrit Kurti dhe LVV-së e ka shkaktuar krizën politike, është identifikuar shkaku i krizës, prandaj qytetarët kanë me mbështet LVV-në si dhe VV-ja s’do të ketë nevojë me u ul me partitë e tjera politike sepse kjo është formula për krizë të re, për kërkesa absurde”, ka deklaruar Abrashi në emisionin “Mesditë” në Tëvë1./teve1.info/

Tags: Artan AbrashiLVVTeve1zgjedhjet parlamentare
ShareTweet

Postime të ngjashme

Më 11 janar fillon fushata e partive politike

Qeveria miraton kërkesën e KQZ-së për ndarjen e buxhetit për zgjedhjet e 7 qershorit

Shemben muret e shkollës “Ismail Qemali” në Mitrovicë, ndërpritet mësimi

Sindikata e minatorëve: Barra e keqmenaxhimit po u ngarkohet punëtorëve

Dyshime për manipulim të votave, nis intervistimi edhe në Pejë

Aktakuzë ndaj 12 personave në Pejë për pajisje të kundërligjshme me patentë shoferë

Kamioni i një kompanie në Vushtrri dëmtohet nga mjeti shpërthyes

Kamioni i një kompanie në Vushtrri dëmtohet nga mjeti shpërthyes

Më 11 janar fillon fushata e partive politike

Qeveria miraton kërkesën e KQZ-së për ndarjen e buxhetit për zgjedhjet e 7 qershorit

Kosova për herë të parë me garues në IBSA Judo Grand Prix

Kosova për herë të parë me garues në IBSA Judo Grand Prix

Shemben muret e shkollës “Ismail Qemali” në Mitrovicë, ndërpritet mësimi

Sindikata e minatorëve: Barra e keqmenaxhimit po u ngarkohet punëtorëve

Sulmi ajror izraelit vret të paktën 6 persona dhe plagos 7 të tjerë në jug të Libanit

Sulmi ajror izraelit vret të paktën 6 persona dhe plagos 7 të tjerë në jug të Libanit

Dyshime për manipulim të votave, nis intervistimi edhe në Pejë

Aktakuzë ndaj 12 personave në Pejë për pajisje të kundërligjshme me patentë shoferë

Kamioni i një kompanie në Vushtrri dëmtohet nga mjeti shpërthyes

Kamioni i një kompanie në Vushtrri dëmtohet nga mjeti shpërthyes

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Këto janë çmimet e derivateve për ditën e sotme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën