TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Abdixhiku me telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së Prenk Gjetajt

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Abdixhiku: Rrezet e lirisë erdhën si rezultat i një rezistence paqësore të udhëhequr nga Ibrahim Rugova

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dërguar telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së profesorit kosovar Prenk Gjetaj.

Abdixhiku në letrën e tij ka shkruar se Gjetaj ka lënë një trashëgimi të madhe dhe se kontributi i tij si atdhetar, kryetar komune dhe dege i LDK-së në Klinë s’harrohen kurrë.

“Ai na la një trashëgimi të madhe të angazhimit të pafund dhe të paepur për shtetin dhe për popullin e tij. Kontributi i tij si atdhetar, mësimdhënës, kryetar komune dhe dege të LDK-së në Klinë dhe figure të shquar politike nuk mund të harrohet asnjëherë”, ka shkruar Abdixhiku./teve1.info/

Postimi i plotë:

Me rastin e ndarjes nga jeta të atdhetarit të madh, prof. Prenk Gjetaj, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dërgon këtë telegram ngushëllimi:

E nderuara familja Gjetaj,

Të nderuar qytetarë të Komunës së Klinës,

Të dashur veprimtarë të Lidhjes Demokratike,

Në pamundësi që të jem me ju, më lejoni që në këto momente të vështira për familjen dhe të gjithë miqtë, të ju shpreh ngushëllime dhe të ndajmë dhimbjen për humbjen e atdhetarit të madh, Prof. Prenk Gjetaj.

Prenk Gjetaj ishte angazhuar që nga orët e rënda në çështjen kombëtare. Viteve të 90’ morri pjesë aktive në lëvizjen paqësore; ai ishte po ashtu një ndër themeluesit e LDK-së në Klinë, dhe ish-kryetar i Komunës së Klinës. Për shumë vite punoi e dha kontributin e tij të jashtëzakonshëm si profesor në Gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë. Opusi i tij prej intelektuali dhe njeriu të urtë u bart në shumë breza që kaluan nga duart e tij.

Profesori Prenk Gjetaj ishte jo vetëm mësimdhënës i shquar, por edhe një atdhetar i palodhur dhe udhëheqës i përkushtuar në veprimtarinë politike dhe në lëvizjen për çlirimin e vendit. Ndërsa kohëve të fundit profesor Gjetaj vazhdoi angazhimin e tij si Kryetar i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur.

Ai na la një trashëgimi të madhe të angazhimit të pafund dhe të paepur për shtetin dhe për popullin e tij. Kontributi i tij si atdhetar, mësimdhënës, kryetar komune dhe dege të LDK-së në Klinë dhe figure të shquar politike nuk mund të harrohet asnjëherë. Ashtu siç ishte i dashur e i urtë për të gjithë ne në kohë të vështira, do të mbetet i tillë përherë; Prof. Gjetaj do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si një prej personaliteteve që ka dhënë gjithçka për vendin e tij.

Në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe timin personal, pranoni ngushëllimet e sinqerta për humbjen tuaj dhe tonën, prof. Prenk Gjetajn.

Dritë pastë shpirti i tij!

ShareTweet

Postime të ngjashme

​27 vjet nga masakra në Vushtrri

​27 vjet nga masakra në Vushtrri

Gjykimi ndaj Pantiq e Zariq, dëshmitarja tregon se si ia vranë nëntë familjarë para syve

Gjykimi ndaj Pantiq e Zariq, dëshmitarja tregon se si ia vranë nëntë familjarë para syve

Qeveria miraton shpronësimin e pronave për zgjerimin e KEK-ut

Kurti tregon se kur do të ndahet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

Këto janë çmimet e naftës në Kosovë

Publikohen çmimet e derivateve për sot

​27 vjet nga masakra në Vushtrri

​27 vjet nga masakra në Vushtrri

Dalin detaje nga aksidenti me 4 të vdekur në Maqedoni, shoferi i kamionit me targa kosovare humbi kontrollin dhe doli në kahun e kundërt

Dalin detaje nga aksidenti me 4 të vdekur në Maqedoni, shoferi i kamionit me targa kosovare humbi kontrollin dhe doli në kahun e kundërt

Gjykimi ndaj Pantiq e Zariq, dëshmitarja tregon se si ia vranë nëntë familjarë para syve

Gjykimi ndaj Pantiq e Zariq, dëshmitarja tregon se si ia vranë nëntë familjarë para syve

Qeveria miraton shpronësimin e pronave për zgjerimin e KEK-ut

Kurti tregon se kur do të ndahet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

Këto janë çmimet e naftës në Kosovë

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Rriten shtesat për lehona nga 325 euro në 500 euro

Rriten shtesat për lehona nga 325 euro në 500 euro

Qeveria miraton pakon “Inflacioni 2.0”, nga 100 euro për pensionistët, sektorin privat, fëmijët e studentët, rriten edhe shtesat për lehonat

Qeveria miraton pakon “Inflacioni 2.0”, nga 100 euro për pensionistët, sektorin privat, fëmijët e studentët, rriten edhe shtesat për lehonat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën