TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

AAK-ja kritikon qeverinë: Të gjitha amendamentet tona janë hedhur poshtë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
AAK-ja kritikon qeverinë: Të gjitha amendamentet tona janë hedhur poshtë

Grupi Parlamentar i AAK-së ka kritikuar Qeverinë për planifikim jo të duhur të buxhetit për vitin 2024.

Në një konferencë për shtyp, deputeti Pal Lekaj, tha se asnjë amendament i propozuar nga opozita nuk është marrë parasysh, madje janë injoruar edhe agjencitë e ndërmarrjet publike.

“Ne si AAK, grupi parlamentar ka bërë kërkesa apo amendamente që shkojnë në favor të qytetarëve, por janë injoruar tërësisht. Asnjë amendament nuk është shqyrtuar, analizuar dhe apriori i kanë hedhur poshtë. Një nga to është rruga Dollc – Gjakovë. Nëse vizitohet ajo rrugë, shihet se ka mbetur në gjendje të mjerueshme ku qytetarët kanë vështirësi në lëvizje dhe i dëmtojnë automjetet e tyre. Po ashtu, tërë vitin kemi apeluar te qeveria, kemi debatuar në kuvend për sa i përket koeficentit në vlerë prej 129 euro. Fare nuk është shqyrtuar dhe është injoruar totalisht”, tha Lekaj.

Më tej, ai përmendi edhe çështjen e pensioneve, ku tha se kanë kërkuar nga qeveria që ato të rriten nga 100 në 120 euro, por sipas tij, edhe kjo kërkesë është injoruar nga qeveria.

“Rritja e buxhetit për stadiumin e Suharekës. Janë kërkuar 20 milionë dhe është aprovuar buxheti prej 100 mijë euro. Të gjitha amendamentet e komunave të opozitës si tërësi janë hedhur poshtë”, tha Lekaj.

Ndërsa, shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri, tha se shumica parlamentare e VV-së, buxhetin e Kosovës e ka kthyer në buxhet të partisë së vet.

“Mbi 22 komuna nuk ka asnjë projekt të ri. Të gjitha amendamentet e komunave, të gjitha janë refuzuar. Kjo na tregon për një arbitraritet. Ky subjekt politik ka nevojë për opozitën vetëm atëherë kur i ngushtohet në aspektin e sigurisë në veri apo çështjet kur lidhen me votimet e 2/3”, tha ai

ShareTweet

Postime të ngjashme

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Deda: Kosova duhet të diskutojë me Gjermaninë dhe Francën për anëtarësim në KiE dhe statusin e vendit kandidat në BE

“Info Nata”- 10.11.2026

“Info Nata”- 10.11.2026

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

​Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës

​Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës

iPhone-ët e ardhshëm mund të bëhen më të shkurtër, Apple mund të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të iOS-it

iPhone-ët e ardhshëm mund të bëhen më të shkurtër, Apple mund të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të iOS-it

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën