TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

AAK-ja kritikon Qeverinë: S’ka punuar në lehtësim të votimit nga diaspora

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
AAK-ja kritikon Qeverinë: S’ka punuar në lehtësim të votimit nga diaspora

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka kritikuar Qeverinë Kurti se nuk ka punuar për lehtësimin e procesit të votimit nga diaspora, siç parashihet me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar “skandal” gjendjen në këtë aspekt. Ndonëse ka hyrë në fuqi ky ligj nëntë muaj më parë, Tahiri ka thënë se në vend të 50 centëve për votë, sërish diaspora duhet të paguajë nga 70-80 euro.

“Votimi jashtë vendit vazhdon te manipulohet duke e pengu zbatimin e ligjit për zgjedhje të përgjithshme, i cili ka hyrë ne fuqi në korrik te vitit te kaluar. Janë bërë më shumë se 9 muaj që ky ligj ka ky në fuqi dhe nuk është marrë asnjë veprim për të mundësuar votimin e vëllezërve dhe motrave tona sipas këtij ligji. Deri më tani nuk ka asnjë informatë asnjë marrëveshje ndërshtetërore për të mundësuar votimin e qytetarëve të Kosovës në Ambasada siç thotë ligji. Ligji i ri kërkon që të krijohet një kuti postare ku diaspora do të mund të votojë dhe pastaj këto vota që do të paguheshin me 50 centë të shkonin në atë kuti që do të ambalazhohej nga Ambasada e do të menaxhohej nga KQZ-ja në mënyrë që vota të vijë në Kosovë”, ka theksuar Tahiri.

Kritika ka pasur deputetja e AAK-së, Time Kadriaj.

“Është shqetësuese sepse ka marr votën popullit, ka marre 90 mijë vota për diaspora duke thënë që kemi mbajt premtime, qoftë për Ligjin për Diasporën, qoftë rregullimin e votimit të diasporës dhe e dim ne që mënyra deri tashme është e komplikuar. Kjo qeveri deri sot nuk ka bërë asgjë, i ka kaluar tri vjet në çdo vit kalendarik e kemi ligjin për diasporë dhe çdo vit nuk vjen edhe këtë vit nuk sjellet”, ka theksuar ajo.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur edhe për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk e mbështet shpërndarjen e Kuvendit. Tahiri ka theksuar se kjo është një taktikë që të shkohet zgjedhje në korrik kur mendohet se diaspora është në Kosovë.

“AAK nuk e mbështet shpërbërjen, kërkon shkarkimin ose dorëheqjen e kryeministrit. AAK nuk e bën këtë se kjo është një taktik me shku në zgjedhje në mes të korrikut kur mendon se e ka diasporën këtu dhe kur mendon të ikë nga përgjegjësia e dështimit që e ka bërë. Ai duhet të ballafaqohet më të gjitha grupet parlamentare për të gjitha dështimet që i ka pas”, ka theksuar Tahiri./rtk

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Kolgeci rrëfen si operoi dy policët e plagosur në veri: Përgjegjësia ishte shumë e madhe

​Kolgeci rrëfen si operoi dy policët e plagosur në veri: Përgjegjësia ishte shumë e madhe

Presidentja Shiroka-Pula kthen në Kuvend për rishqyrtim ndryshimet në Ligjin për Specialen

Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja e Bujanoci të votojnë në zgjedhjet në Serbi

Zbulohen 113 telefona të kontrabanduar në një biznes në Prishtinë

Zbulohen 113 telefona të kontrabanduar në një biznes në Prishtinë

KDI ngre pikëpyetje për mundësinë e amendamentimit të Ligjit për Specialen pas kthimit nga presidentja

​Rama fton sërish protestuesit të dialogojnë

​Rama fton sërish protestuesit të dialogojnë

Të dielën përfundon ora verore, akrepat kthehen një orë pas

Të dielën përfundon ora verore, akrepat kthehen një orë pas

Pse shtëpitë në Norvegji mbeten të ngrohta edhe në −30°C? Pesë mënyra që mund t’i zbatoni edhe ju

Pse shtëpitë në Norvegji mbeten të ngrohta edhe në −30°C? Pesë mënyra që mund t’i zbatoni edhe ju

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën