TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A ishte i duhur vendimi për ndërprerjen e punimeve në rrugën Prishtinë – Podujevë?

Shoqëria civile ka mbështetur vendimin e Ministrisë së Kulturës për ndaljen e punimeve në magjistralen Podujevë – Prishtinë për ruajtjen e aseteve të trashëgimisë kulturore. E komuna e Podujevës ka thënë që nuk ka ndikim në ritmin e punimeve.

by Fëllënza Krasniqi
11 muaj ago
2 0
A A

Edhe pse  punimet kanë filluar që në vitin 2016, magjistrales Prishtinë – Podujevë, ende nuk po i shihet fundi.

Së fundmi, Ministria e Kulturës, përmes Inspektoratit të saj, ka vendosur të ndërpresë çdo aktivitet ndërtimor  në këtë projekt infrastrukturor me arsyetimin se zona e punimeve mund të prekë hapësira me vlera të trashëgimisë kulturore.

Konkretisht, sipas MKRS-së,  hapësirën e asetit të trashëgimisë kulturore ‘Lokaliteti Arkeologjik Kalaja në Kuline’, në fshatin Teneshdoll, Komuna e Prishtinës.”

Nga ky dikaster thanë se janë të përkushtuar të mbrojnë çdo herë asetet e tilla.

Vendimin e MKRS-së po e përkrahin edhe nga shoqëria civile – organizata AVONET.

“Pavarësisht se çfarë projekti është duke u implementuar në Republikën e Kosovës, nëse ka ndonjë të gjetur që përbën aset të trashëgimisë kulturore, apo që i përket historisë dhe ka vlerë të lartë apo të lashtë, punimet duhet të ndalohen. Kjo deri në momentin kur institucionet përcaktojnë nivelin dhe kategorinë e asetit në fjalë. Pavarësisht se projekti ka vazhduar për vite me radhë, në momentin e identifikimit të një aseti, punimet duhet të ndalen – ashtu siç janë ndalur – dhe kjo është në harmoni me ligjet pozitive të Kosovës”, ka thënë Kenan Gashi nga AVONET.

Ndërsa në anën tjetër nga Komuna e Podujevës, thonë  se nuk kanë ndikim në ritmin e punimeve, pasi që ky projekt është kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës.

“Megjithatë, për shkak të vonesave për realizimin dhe përfundimin e këtij projekti ne në vazhdimësi kemi adresuar ankesat e qytetarëve tek organi përgjegjës për këtë projekt. Sa i përket lehtësimit të qarkullimit në komunikacion Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në momente të caktuara kur ka trafik të dendur ka orientuar automjetet në rrugë alternative, me qëllim të lehtësimit të lëvizjes dhe rritjes së sigurisë për qytetarët”, ka thënë zëdhënsi Fatri Zhitia.

Televizioni ka drejtuar pyetje edhe në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për të kuptuar se si do të veprohet tutje, por nga ky institucion nuk është marrë asnjë përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

IKSHPK: Uji në pishinën e Gërmisë nuk i plotëson standardet mikrobiologjike

Mbyllet përkohësisht pishina e Gërmisë

Kos: Asnjë vend kandidat për anëtarësim në BE deri më tani s’ka marrë dhe as nuk mund të marrë garanci

Kos: Asnjë vend kandidat për anëtarësim në BE deri më tani s’ka marrë dhe as nuk mund të marrë garanci

Hoxha: PDK-ja nuk do të japë votë blanko për kandidatin e Kurtit për president

Hoxha: PDK-ja nuk do të japë votë blanko për kandidatin e Kurtit për president

Behrami: Kurti ta ndërpresë vizitën në Greqi dhe t’i nisë negociatat për presidentin

Behrami: Kurti ta ndërpresë vizitën në Greqi dhe t’i nisë negociatat për presidentin

Zvicra në çerekfinale, fiton me penallti

Ekspertët diskutojnë të ardhmen euro-atlantike të Ballkanit në Dialogët e Samitit të NATO-s

Ekspertët diskutojnë të ardhmen euro-atlantike të Ballkanit në Dialogët e Samitit të NATO-s

DokuFest shpall filmat në garë për edicionin jubilar: 104 vepra nga e gjithë bota në konkurrencë

DokuFest shpall filmat në garë për edicionin jubilar: 104 vepra nga e gjithë bota në konkurrencë

Hoxha: PDK-ja nuk do të japë votë blanko për kandidatin e Kurtit për president

Hoxha: PDK-ja nuk do të japë votë blanko për kandidatin e Kurtit për president

Behrami: Kurti ta ndërpresë vizitën në Greqi dhe t’i nisë negociatat për presidentin

Behrami: Kurti ta ndërpresë vizitën në Greqi dhe t’i nisë negociatat për presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën