TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A është gjetur zgjidhje për autobusët ndërurban të Podujevës nga Komuna e Prishtinës?

Shoferët e kompanive të transportit “Podujevë – Prishtinë” protestuan sot sërish. Por gjatë kohës që po mbahej protesta, Komuna e Prishtinës dhe Shoqata e transportit në Podujevë mbajtën një takim, ku ranë dakord që kërkesa e këtyre të fundit është legjitime.

by Fëllënza Krasniqi
1 vit ago
0 0
A A

Mëngjesi i së enjtes i gjeti në këtë mënyrë.

Kjo pasi këta shoferë nga Shoqata e Transportit të Podujevës po ankohen se Komuna e Prishtinës nuk po ua plotëson kërkesat që kanë.

E kjo iu shtyu që të dalin për herë të dytë në protestë.

Kërkesa kryesore që kanë është të mos merren udhëtarë në rrugën magjistrale Podujevë – Prishtinë.

“Po i kërkojmë të drejtat tona elementare që na i cakton ligji. Ne kemi problem me Komunën e Prishtinës se na ka dhanë premtim që nuk kanë me marr rrugën magjistrale Podujevë – Prishtinë udhëtarë as me marr e as me zbrit. Normal na takon me ligje, po na dëmtojnë çdo firmë Podujevë – Prishtinë është ardh në falimentim. Na nuk jemi kundër autobusëve që i ka lëshuar ai për me bo zgjidhje për qytetarët por jemi veç sa na takon me ligj, se ne jemi ardh në falimentim prej tyre edhe po marrin udhëtarë rrugës, edhe po zbresin”, ka deklaruar pronari i një kompanie, Mentor Mustafa.

Gjatë kohës që po mbahej protesta, kryetari i Shoqatës së Transportit në Podujevë ishte në takim me të parin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Se me çfarë premtimesh doli nga aty, e tregoi vetë kryetari i Shoqatës së Transportit, Beqir Mustafa.

“Na premtuan që do të  merren me këto punë, edhe premtoi që do të bisedojë edhe me Ministrinë e  me kryetarin e Podujevës për me na shti edhe neve në subvencione sikur këta për qytet. Tash mbet me bisedua me ta, edhe na premtoi që prej nesër do të marrë aksion për taksitë në të zezën që janë në Prishtinë, e thirrëm edhe Komunën e Podujevës me i largu taksitë se na pa i largu taksitë edhe pa i ndal këta autobusë na s’mundemi me punu se jemi me humbje tu punu, s’kemi udhëtarë atje i marrin këta taksistë në Podujevë e këta po na i marrin rrugës, na po lëvizim thatë. Dy kompani deri tash veç se janë dorëzuar, i kanë mbyll se kanë shkuar me humbje”.

Edhe nga Komuna e Prishtinës treguan për televizionin se u kanë dërguar vërejtje operatorëve të kontraktuar që të mos marrin dhe zbresin udhëtarë në magjistrale, sepse bie ndesh me ligjin.

“Jemi të njëjtit mendim, si ne, si Komunë e Prishtinës, po ashtu edhe Shoqata e Transportuesve ndër urban, që e vetmja zgjidhje e duhur e cila do të bënte një balancë të njëjtë për të gjithë kishte me qenë sikurse edhe transportuesit ndër urbanë të linjës Podujevë – Prishtinë  ta gëzojnë të njëjtin lloj subvencioni siç e kanë gëzuar transportuesit urban nga Komuna e Prishtinës”, ka deklaruar drejtori i Urbanizmit, Bekim Brestovci.

Në vendin që po mbahej protesta në fshatin Vranidoll të Prishtinës, u panë edhe forca policore për të ruajtur qetësinë dhe rendin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu bëri homazhe në 27-vjetorin e masakrës në Bukosh

Haxhiu bëri homazhe në 27-vjetorin e masakrës në Bukosh

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Gruaja humb jetën në Mitrovicë pasi dyshohet se ra nga kati i parë i shtëpisë

Ish-kryetarët e komunave veriore të pakënaqur me qeverisjen aktuale, ankohen për pezullim të shërbimeve

Mashtrim përmes telefonit në Mitrovicën e Veriut, qytetares i merren 500 euro nga llogaria bankare

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Koalicione apo të vetme në garë? KQZ cakton afatin për partitë politike

Haxhiu bëri homazhe në 27-vjetorin e masakrës në Bukosh

Haxhiu bëri homazhe në 27-vjetorin e masakrës në Bukosh

Kërkimet në Google gjatë krizave globale zbulojnë anën më njerëzore të shoqërisë

Kërkimet në Google gjatë krizave globale zbulojnë anën më njerëzore të shoqërisë

Humbi jetën në një aksident në Shqipëri, viktima një nga biznesmenët më të fuqishëm të Kinës

Humbi jetën në një aksident në Shqipëri, viktima një nga biznesmenët më të fuqishëm të Kinës

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Gruaja humb jetën në Mitrovicë pasi dyshohet se ra nga kati i parë i shtëpisë

Ish-kryetarët e komunave veriore të pakënaqur me qeverisjen aktuale, ankohen për pezullim të shërbimeve

Mashtrim përmes telefonit në Mitrovicën e Veriut, qytetares i merren 500 euro nga llogaria bankare

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Koalicione apo të vetme në garë? KQZ cakton afatin për partitë politike

Mbi 600 policë me sëmundje të rëndë e kronike detyrohen të paraqiten në punë

Policia jep detaje për të shtënat në Gjakovë, i dyshuari në mbajtje për 48 orë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën