TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A do të shtyhet afati për regjistrim të popullsisë?

Sot, është dita e fundit e procesit të regjistrimit të popullsisë, atyre rezidentë dhe diasporës, proces ky që nisi më 5 prill. Në lidhje me kërkesën për shtyrjen e afatit për regjistrim të popullsisë, drejtori i ASK-së, Avni Kastrati tha se për këtë vendos Qeveria e Kosovës. Ndërkaq nga Qeveria ende nuk ka ndonjë reagim.

by Rinesa Osmanaj
2 vjet ago
0
A A
A do të shtyhet afati për regjistrim të popullsisë?

Sot është dita e fundit e procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave që filloi më 5 prill.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) njoftoi se në kuadër të procesit, deri më 13 maj janë regjistruar mbi 1,4 milionë banorë rezidentë në Kosovë.

E në lidhje me kërkesën për shtyrjen e afatit për regjistrim të popullsisë, drejtori i ASK-së, Avni Kastrati tha se vendos Qeveria e Kosovës.

“Nuk e di, nuk vendoset nga ne, por nga Qeveria. Jemi në një takim në ASK-së që po e mbajmë me zyrtarë tanë, nuk jemi me Qeverinë. E kemi bërë gjashtë javë nga dy javë që ka qenë, qytetarët e kanë obligim me qenë të vëmendshëm…Regjistrohen ata, e kanë për detyrë, me u regjistru”, tha Kastrati.

Tutje, ai tha se janë duke i shqyrtuar ankesat dhe do të dalin me një njoftim.

Teve1 ka dërguar pyetje edhe në drejtim të Qeverisë së Kosovës dhe të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Nga ana tjetër Ylli Shala, menaxher i projektit në Agjencinë e Statistikave tha se rënia e natalitetit dhe migrimi janë dy faktorët kryesor që kanë ndikuar në rënien e numrit të popullsisë, por që sipas tij në Kosovë nuk ka shumë rënie të numrit të banorëve.

Ndërsa sipas Ligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, çdo person mund të gjobitet nga 30 deri në 2 mijë euro, nëse refuzon t’i japë informacionet e kërkuara nga regjistruesi.

Në procesin e regjistrimit në vitin 2011 Kosova pati rreth 1,8 milionë banorë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Deda: Kosova duhet të diskutojë me Gjermaninë dhe Francën për anëtarësim në KiE dhe statusin e vendit kandidat në BE

“Info Nata”- 10.11.2026

“Info Nata”- 10.11.2026

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

​Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës

​Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës

iPhone-ët e ardhshëm mund të bëhen më të shkurtër, Apple mund të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të iOS-it

iPhone-ët e ardhshëm mund të bëhen më të shkurtër, Apple mund të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të iOS-it

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën