TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A do të ndryshojë e majta franceze qëndrimin ndaj Kosovës?

Pavarësisht se sondazhet parashikuan fitoren e krahut të djathtë në zgjedhjet parlamentare në Francë, krahu i majtë doli triumfues në fund. Njohësit e rrethanave politikë thonë se raportet mes Kosovës dhe Francës nuk do të ndryshojnë pavarësisht se kush udhëheq me qeverinë franceze.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
A do të ndryshojë e majta franceze qëndrimin ndaj Kosovës?

Në Francë sondazhet parashikuan se partia e ekstremit të djathtë “Tubimi Kombëtar” do të dalë fituese në zgjedhjet parlamentare.

Mirëpo Aleanca e krahut të majtë, Fronti i Ri Popullor, befasisht triumfoi në këto zgjedhje duke e lënë mbrapa edhe partinë e presidentit francez, Emmanuel Macron.

Udhëheqësi i të majtëve, Jean-Luc Melenchon, në të kaluarën kishte deklaruar se Kosova nuk ekziston dhe se sovraniteti i shtetit më të ri në Evropë, sipas tij është thjesht imagjinar.

Mirëpo profesori universitar, Valon Murtezaj, thotë se raportet mes Kosovës dhe Francës nuk do të ndryshojnë pavarësisht se kush do të udhëheqë shtetin francez.

“Duke pasur parasysh që Franca është njëra nga shtetet kryesore të Bashkimit Evropian dhe aktor i rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, qeveria natyrisht se do të ketë një qasje serioze dhe se nuk duhet pritur që do të ketë ndryshim të qëndrimeve në raport me Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor”, thotë ai

Kurse, eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Sadri Ramabaja, vlerëson se është lajm i mirë për Kosovën që krahu i ekstremit të djathtë në Francë ka dështuar në këto zgjedhje.

Mirëpo ai tregon se në disa çështje në Francë edhe ekstremi i majtë dhe ai i djathtë kanë pikëpamje të ngjashme.

“Edhe njëra palë edhe tjetra e shohin Kosovën si krijesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të dyja palët nuk përfillin të gjitha rregullat e Bashkimit Evropian. Megjithatë brenda frontit të së majtës dominon një pjesë e cila është më racionale dhe prandaj kjo është më mirë në raport me Kosovën”, thotë ai.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, në Francë, e majta fitoi 182 ulëse, Aleanca Centriste e Macronit 168 dhe Tubimi Kombëtar i Marine Le Pen dhe aleatët 143.

Asnjëra nga këto parti nuk ka arritur të sigurojë shumicën në parlamentin francez që ka 577 ulëse.

Tags: fitorja e majtistveKosovazgjedhjet ne france
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Plagosja e dyfishtë në Ferizaj, 32-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Një i vdekur e dy të lënduar nga një aksident mes dy motoçikletave në Livoç të Ulët të Gjilanit

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën