TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A do rimbursohen pensionistët për pensionet e humbura?

Që nga e mërkura, pensionistët nuk do të kenë nevojë të dëshmojnë që janë gjallë për të fituar pensionin, por se a mund të rimbursohen për pensionet që kanë humbur, tregojnë avokatët.

by Fëllënza Krasniqi
4 muaj ago
2 0
A A

Një vendim për t’ua bërë më të lehtë jetesën pensionistëve u mor dy ditë më parë.

Të mërkurën, Gjykata Supreme njoftoi se tanimë të njëjtit janë liruar nga obligimi që të dëshmojnë çdo gjashtë muaj që janë gjallë, në mënyrë që ta përfitojnë pensionin.

Ndonëse të duhur, të moshuarit, këtë vendim po e shohin si të vonuar.

“Kjo gjë është dashur qysh më herët të bëhet, a ka kuptim që në moshë me shku me prit me u lajmëru aty çdo gjashtë muaj se jena gjallë, ka pas instrumente dhe mundësi tjera”, tha pensionisti Burhan Kavaja.

E Azem Doda, që ka gati tri dekada që merr pensionin, thotë se për ta nuk po bëhet mjaftueshëm.

“Te na nuk kanë shikuar hiç deri tash, e tash e tutje të shohim, ne po presim mirë e veç po bohet keq e më keq, çmimet po rriten e pensionet po rijnë në vend këtë edhe fëmija e di që nuk është mirë”.

Vendimin e Supremes e kanë mirëpritur edhe nga Lidhja e Pensionistëve të Kosovës.

“Nëse flasim për vendimin e gjykatës është një vendim human që ka interes të shumanshëm pensionisti. Pasi që pensionisti është person i vjetër rrezikon të paraqitet gjatë kohës së verës, dimrit e tollovive në qytet e domethënë është një interes shumëdimensional. Për këtë e mirëpresim këtë vendim”, tha kryetari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Sherif Kastrati.

Por a mund të rimbursohen pensionistët për pensionet e humbura?

“Pensionistëve u takon e drejta e kompensimit, mirëpo kjo e drejtë duhet të realizohet nëpërmjet kërkesës pranë Departamentit për Pensione, e cila në rast se refuzohet e njëjta duhet të vazhdoj me procedurë gjyqësore duke parashtruar padi, nëpërmjet të cilës kërkojnë pagesa retroaktive në procedurën administrative dhe pagën retroaktive të pensioneve në të cilat nuk janë paguar për shkak të mos lajmërimit me kohë brenda gjashtë muajve”, tregoi Asdren Bytyqi.

Kujtojmë se rreth dy muaj më parë, në Gjykatën Supreme ishte dorëzuar një padi e cila kishte për qëllim shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për procedurat e lajmërimit, suspendimin nga pagesa dhe kthimin e mjeteve në rastet e keqpërdorimit të pensioneve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Të drejtat e grave – standard i shoqërisë për demokracinë

Haxhiu në përvjetorin e masakrës në Bukosh: Krimet në Kosovë ishin pjesë e spastrimit etnik dhe gjenocidit

Brukseli mbledh liderët e rajonit, Bytyçi: Kosova të kërkojë heqjen e masave ndëshkuese

BE përshëndet ngritjen e Kosovës në indeksin e mediave, kërkon vazhdim të përparimit

Haxhiu bëri homazhe në 27-vjetorin e masakrës në Bukosh

Haxhiu bëri homazhe në 27-vjetorin e masakrës në Bukosh

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Gruaja humb jetën në Mitrovicë pasi dyshohet se ra nga kati i parë i shtëpisë

Trump pretendon se Irani ka kërkuar armëpushim, zyrtarët iranianë e quajnë deklaratën “të rreme”

Trump: bllokada s’bie ndesh me “ndërprerjen” e armiqësive me Iranin

Haxhiu: Të drejtat e grave – standard i shoqërisë për demokracinë

Haxhiu në përvjetorin e masakrës në Bukosh: Krimet në Kosovë ishin pjesë e spastrimit etnik dhe gjenocidit

Brukseli mbledh liderët e rajonit, Bytyçi: Kosova të kërkojë heqjen e masave ndëshkuese

BE përshëndet ngritjen e Kosovës në indeksin e mediave, kërkon vazhdim të përparimit

Haxhiu bëri homazhe në 27-vjetorin e masakrës në Bukosh

Haxhiu bëri homazhe në 27-vjetorin e masakrës në Bukosh

Kërkimet në Google gjatë krizave globale zbulojnë anën më njerëzore të shoqërisë

Kërkimet në Google gjatë krizave globale zbulojnë anën më njerëzore të shoqërisë

Humbi jetën në një aksident në Shqipëri, viktima një nga biznesmenët më të fuqishëm të Kinës

Humbi jetën në një aksident në Shqipëri, viktima një nga biznesmenët më të fuqishëm të Kinës

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Gruaja humb jetën në Mitrovicë pasi dyshohet se ra nga kati i parë i shtëpisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën