TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bad News Eagles bën paraqitje bindëse në Brazil, kualifikohet në “Legends Stage”

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Bad News Eagles bën paraqitje bindëse në Brazil, kualifikohet në “Legends Stage”

Tifozët e shumtë të lojërave kompjuterike në Kosovë dhe Shqipëri kanë një arsye të fortë për të ndjekur turneun më të madh në botë në cs:go “Rio Major” që po mbahet në Brazil.

Ky Major në Rio po konsiderohet më I madhi ndonjëherë, me një shpërblim prej 1 milion e 250 mijë dollar për fituesin. Skuadra nga Kosova “Bad News Eagles” po bënë paraqitje fantastike duke impresionuar të gjithë ndjekësit e kësaj loje. BNE ka fituar të martën mbrëma ndaj “Gamer Legion” 2:0, duke siguruar fitoren e 3-t që i kualifikon ata në “Legends Stage”, në mesin e 16 skuadrave më të mira në botë.

Në dy ndeshjet e para, BNE mundi ekipin brazilian 00Nation 16:3 si dhe skuadrën gjermane BIG 16:11. Ekipi i “Bad News Eagles” përmbahet nga 5 lojtarë nga Kosova: Dionis ‘sinnopsy’’ Budeci, Genc ‘gxx-‘ Kolgeci, Flatron ‘juanflatroo’ Halimi, Rigon ‘rigoN’ Gashi dhe Sener ‘SENER1’ Mahmuti. Trajneri I skuadrës është Klesti Kola nga Tirana, I cili më parë ishte pjesë e skuadrës Blink. Kjo është hera e dytë radhazi që BNE merr një pjesë një turne të madh siç është Major, pas atij të Antwerp që u mbajt në maj të këtij viti, në të cilin gjithashtu ishin kualifikuar në “Legends Stage”.

Duhet theksuar se djemtë e BNE në krahasim me rivalët e tyre nuk kanë një organizatë të mirëfilltë, duke qenë vetëm 6 persona, 5 lojtarë dhe trajneri, mirëpo po ia dalin të përfaqësojnë shqiptarët me shumë sukses në elitën e gamingut botëror. BNE në këtë Major ka bërë diferencën kur ka qenë CT (Counter Terrorist) aq sa tani po konsiderohet nga analistë të kësaj loje si ndër më të fortat në Botë. Gjithashtu, mënyra e lojës së BNE është eksplozive duke befasuar kundërshtarët. Duke qenë se loja cs:go ka një numër të madh të ndjekësve në të gjithë botën, sukseset e BNE kanë qenë një marketing i madh për Kosovën dhe shqiptarët.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pritjes i erdhi fundi, sot fillon spektakli në Kupën e Botës

Pritjes i erdhi fundi, sot fillon spektakli në Kupën e Botës

Gjithçka gati për Kupën e Botës 2026

Gjithçka gati për Kupën e Botës 2026

Botërori rrezikohet nga stuhitë

Botërori rrezikohet nga stuhitë

Drenica kampione e Kosovës në futsall

Drenica kampione e Kosovës në futsall

Manipuluan në zgjedhjet e kaluara, kërkohet që komisionerët e dyshuar të mos përfshihen në procesin e ri zgjedhor

Përfundon numërimi dhe verifikimi i votave në 28 komuna

Pritjes i erdhi fundi, sot fillon spektakli në Kupën e Botës

Pritjes i erdhi fundi, sot fillon spektakli në Kupën e Botës

SEECP miraton Deklaratën e Sofjes dhe përforcon bashkëpunimin rajonal

SEECP miraton Deklaratën e Sofjes dhe përforcon bashkëpunimin rajonal

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Policia arreston një të dyshuar për shpërthimin në Strellc të Epërm

Një person humb jetën si pasojë e një vetaksidenti

Pesë të lënduar nga një aksident në Besi të Prishtinës

Kosova përgatitet për balotazhin e 9 nëntorit: Mbi 1 mijë e 600 të rinj votojnë për herë të parë

KQZ: Nga 23 mijë pako të verifikuara të diasporës, 22.601 aprovohen – 755 refuzohen

Gjithçka gati për Kupën e Botës 2026

Gjithçka gati për Kupën e Botës 2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën