TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

OKB-ja mblidhet për çështjen e grurit

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
OKB-ja mblidhet për çështjen e grurit

Kësisoj Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara zhvilluan një mbledhje për të diskutuar krizën globale që Rusia po shkakton me anulimin e marrëveshjes për eksportin e grurit ukrainas.

Megjithatë ambasadori rus Vassily Nebenzia, këmbënguli në pretendimin se Ukraina po nxit konflikt, ku sipas tij këta të fundit kishin kryer sulme në anijet dhe infrastrukturën ruse.

“Pala ruse nuk mund të garantojë sigurinë e anijeve civile që marrin pjesë në nismën e Detit të Zi. Ne nuk duam që Kievi të përgatit akte të tjera terrori me mbështetjen e sponsorëve të tij perëndimorë. Prandaj, ne jemi të detyruar të pezullojmë zbatimin e kësaj nisme, për një periudhë kohore të pacaktuar”, tha ai.

Ndërkaq zyrtarë ukrainas reaguan duke shprehur se nuk habiten me veprimet e forcave ruse.

“Ne jemi të indinjuar, por jo të befasuar nga njoftimi i Rusisë për të pezulluar pjesëmarrjen në Detin e Zi. Ky njoftim nuk erdhi krejt papritur, pasi Rusia nuk ka hequr dorë kurrë nga përkeqësimi i krizës ushqimore si një mjet presioni dhe shantazhi”, tha Sergiy Kyslytsya- ambasador i Ukrainës në Kombet e Bashkuara,shkruan AP, përcjell Tëvë1.

Krye koordinatori për çështje humanitare të OKB-së, tha se është e rëndësishme për të gjithë që të stabilizohet situata për të shmangur një krizë më të madhe.

“Ne shpresojmë dhe presim që të gjitha vendet anëtare të punojnë për të siguruar që eksportet e ushqimit dhe plehrave të arrijnë me shpejtësi në tregjet globale. Sepse nëse ne nuk mund të nxjerrim më shumë plehra, do të përballemi me mungesa më të këqija vitin e ardhshëm”, tha ai.

“Rusia po demonstron edhe një herë vullnetin e saj për të armatosur ushqimin. Veprimet e saj ndikojnë drejtpërdrejt në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme duke rritur çmimet globale të ushqimit dhe duke përkeqësuar krizat tashmë të rënda humanitare në sigurinë globale të ushqimit”, Jeffrey Delaurentis- zëvendës ambasador i ShBA-së në Kombet e Bashkuara.
Ukraina e Rusia janë furnizuesit thelbësor sidomos për vendet që po luftojnë me urinë,Jeffrey Delaurentis- zëvendës ambasador i ShBA-së në Kombet e Bashkuara/Tëvë1/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zakharova shpërndan narrativen propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

Zakharova shpërndan narrativen propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

Afganistani paralajmëron kundërpërgjigje pas sulmeve ajrore pakistaneze që vranë katër persona

Afganistani paralajmëron kundërpërgjigje pas sulmeve ajrore pakistaneze që vranë katër persona

Trump pret Xi në Uashington me nderime të veçanta në nisje të vizitës shtetërore

Trump pret Xi në Uashington me nderime të veçanta në nisje të vizitës shtetërore

Përplasje në Kuvendin e Shqipërisë për rastin Hyseni

Përplasje në Kuvendin e Shqipërisë për rastin Hyseni

Gjyqtarë anglezë për ndeshjen Shqipëri – Bjellorusi

Gjyqtarë anglezë për ndeshjen Shqipëri – Bjellorusi

Kosova rrezikon humbje fondesh nga Plani i Rritjes

BE-ja për Banjskën: Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë

Schuebel nderon Afrim Bunjakun, kërkon përgjegjësi për sulmin në Banjskë

Schuebel nderon Afrim Bunjakun, kërkon përgjegjësi për sulmin në Banjskë

Liga e Kombeve, kombëtaret e mëdha me selektorë të rinj

Liga e Kombeve, kombëtaret e mëdha me selektorë të rinj

​Zulfaj kërkon mbështetjen e Bundestagut për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës në BE

​Zulfaj kërkon mbështetjen e Bundestagut për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës në BE

Zakharova shpërndan narrativen propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

Zakharova shpërndan narrativen propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

Afganistani paralajmëron kundërpërgjigje pas sulmeve ajrore pakistaneze që vranë katër persona

Afganistani paralajmëron kundërpërgjigje pas sulmeve ajrore pakistaneze që vranë katër persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën