TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ekspertët vlerësojnë se Qeveria i la jashtë pakos së inflacionit të papunët dhe sektorin privat

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ekspertët nuk pajtohen për rritjen ekonomike të proklamuar nga Qeveria

Në këtë pako janë përfshirë disa kategori, por jo edhe të papunët dhe sektori privat.

Personat me asistencë sociale në fillim të muajit kanë përfituar nga qeveria dyfishin e mjeteve që paguhen në muaj. 100 euro shtesë pritet t’i përfitojnë pensionistët, studentët dhe punëtorët e ndërmarrjeve publike. Kjo me qëllim të zbutjes së inflacionit.

Por ekonomistët thonë se kjo pako duhet të ishte më gjithëpërfshirëse. Safet Gërxhaliu ka thënë se duhet një dialog i mirëfilltë publiko privat.

“Të papunët nuk janë përfshirë dhe nëse buxhetin e konsumimit të shtetit e bënë sektori privat, pse të mos jenë në këtë pako edhe punëtorët e këtij sektori”, tha ai për rtk.

Kurse ekonomisti Erton Bega tha se në dy elemente Pakoja për Zbutjen e Inflacionit është e duhura.

“Pakoja për zbutjen e inflacionit, të cilën e ka prezantuar qeveria, në dy elemente është ajo e duhura, ajo e cila lidhet me subvencionimin e energjisë elektrike dhe ajo e cila lidhet me pranimit e inflacionit në punë publike. Përderisa masat e tjera vazhdojnë të jenë populiste”, tha ai.

Bega konsideron se buxheti nuk duhet ndarë për të gjithë njësoj.

“Shpërndarje e buxhetit në mënyrë paushall, qoftë në skema sociale apo edhe sektorin publik ku të gjithë trajtohen në mënyrë të njëtrajtshme me nga 50 euro shtesë, duke mos marrë parasysh indeksin e saktë të kostos së jetesës dhe si e tillë nuk do të shuajë pakënaqësitë sociale të cilat kanë lindur si rezultat i krizës ekonomike e që kanë ardhur si pasojë e inflacionit në mbarë globin”, tha ai.

Kjo pako e qeverisë, për sektorin privat ka premtuar se do ta ndihmojë vetëm në qoftë se bëjnë punësime të reja ku do të subvencionojë 50 për qind të pagës për tre muaj.

Pakoja parasheh edhe subvencionim të faturës së energjisë për ata që kursejnë. Kjo pako nuk ka filluar të zbatohet ende. Kosovën e ka përfshirë shkallë e lartë e inflacionit, deri në 20 për qind si pasojë e krizës globale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Numërohen 75% të votave nga diaspora, VV kryeson bindshëm

14 persona të arrestuar në Gjilan për falsifikim të rezultateve zgjedhore

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Bastisje në Podujevë, arrestohen dy persona për mashtrim dhe posedim armësh

Plagosja me armë zjarri në Deçan, flasin nga Spitali i Pejës

U shpall i zhdukur, i moshuari gjendet me shenja jete në Istog – dërgohet në spital

Vidhet një veturë në Prizren, policia fillon hetimet

Vidhet një veturë në Lipjan, policia nis hetimet

Numërohen 75% të votave nga diaspora, VV kryeson bindshëm

14 persona të arrestuar në Gjilan për falsifikim të rezultateve zgjedhore

​“Nature”: Truri i burrave plaket më shpejt se ai i grave

​“Nature”: Truri i burrave plaket më shpejt se ai i grave

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Bastisje në Podujevë, arrestohen dy persona për mashtrim dhe posedim armësh

Plagosja me armë zjarri në Deçan, flasin nga Spitali i Pejës

U shpall i zhdukur, i moshuari gjendet me shenja jete në Istog – dërgohet në spital

Vidhet një veturë në Prizren, policia fillon hetimet

Vidhet një veturë në Lipjan, policia nis hetimet

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohen dy persona pas një përleshje mes vete në Dragash

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Gjendet pa shenja jete një person në Malishevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën