TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SHBA-ja me pako të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe rajonin

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
SHBA-ja me pako të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe rajonin

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha më 8 shtator se Shtëpia e Bardhë do të përdorë 2 miliardë dollarë nga Programi për financimin e jashtëm ushtarak për të rritur sigurinë e Ukrainës dhe të 18 fqinjëve të saj – përfshirë edhe disa shtete të NATO-s – dhe të partnerëve rajonalë të sigurisë, “që janë më së shumti në rrezik nga agresioni rus në të ardhmen”.

Njoftimi erdhi disa orë pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se administrata e presidentit Joe Biden, ka miratuar edhe dërgimin e armëve në vlerë prej 675 milionë dollarë. Ai tha se Uashingtoni dëshiron që Ukraina të ketë sukses në fushëbetejë kundër forcave ruse të cilat e nisën pushtimin në fund të shkurtit.

“Kjo është tërheqja e 20-të e armatimeve nga stoqet amerikane që i janë dhënë Ukrainës që nga gushti i kaluar”, tha Austin gjatë një takimi në bazën Ramstein në Gjermani. Ai shtoi se pakoja e ndihmës do të përfshijë obusë 105 milimetrash, raketa precize GMLRS dhe municion të artilerisë.

Përfshirë edhe pakon e fundit të 8 shtatorit, ndihma totale që administrata Biden ka dhënë për Ukrainën ka arritur në vlerën e 15.2 miliardë dollarëve.

Luftimet janë intensifikuar javëve të fundit, teksa Ukraina ka nisur një kundërofensivë për të rimarrë kontrollin e disa zonave që u morën nga trupat ruse në fillim të luftës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Revolucioni i Flamingove” nuk ndalet, protesta në Tiranë vijon prej 130 ditësh

“Revolucioni i Flamingove” nuk ndalet, protesta në Tiranë vijon prej 130 ditësh

Ndër më të moshuarat në botë, Qeveria e Shqipërisë i jep  pension të posaçëm 117-vjeçares, Qamile Marra

Ndër më të moshuarat në botë, Qeveria e Shqipërisë i jep pension të posaçëm 117-vjeçares, Qamile Marra

The Telegraph: Kryebashkiaku i Tiranës, qeveris qytetin nga burgu përmes videove të krijuara me AI

The Telegraph: Kryebashkiaku i Tiranës, qeveris qytetin nga burgu përmes videove të krijuara me AI

Përplasje mes mbështetësve të Vuçiqit dhe studentëve në Beograd

Përplasje mes mbështetësve të Vuçiqit dhe studentëve në Beograd

Gjendja e dy minatorëve vazhdon të jetë e rëndë

Januzi: Minatorët kanë nisur të dalin vullnetarisht përmes daljes emergjente, procesi mund të zgjasë mbi një orë

“Revolucioni i Flamingove” nuk ndalet, protesta në Tiranë vijon prej 130 ditësh

“Revolucioni i Flamingove” nuk ndalet, protesta në Tiranë vijon prej 130 ditësh

Messi i jep lamtumirën Argjentinës, Ronaldo e surprizon me një mesazh

Messi i jep lamtumirën Argjentinës, Ronaldo e surprizon me një mesazh

Zulfaj: Procesi i Berlinit, i rëndësishëm për afrimin e rajonit me BE-në

Zulfaj: Procesi i Berlinit, i rëndësishëm për afrimin e rajonit me BE-në

Minatorët vazhdojnë grevën, ende s’ka datë se kur u dalin pagat

Rizvanolli: Minatorët e bllokuar janë në gjendje të mirë, po organizohet dalja e tyre

Akademia e Shkencave e Shqipërisë uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente

Akademia e Shkencave e Shqipërisë uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente

A u zgjodh presidentja si pasojë e presionit nga protestat? Flet Kim Mehmeti

A u zgjodh presidentja si pasojë e presionit nga protestat? Flet Kim Mehmeti

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën