TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

28 Nëntori në Prekaz, aty ku bashkohen shqiptarët për shumë arsye

Vizitorë të shumtë edhe kësaj radhe ia mësyn Prekazit. Me flamuj në duar e me veshje kombëtare nderuan sakrificën e familjes Jashari si dhe festuan 114 vjet shtet.

by Fëllënza Krasniqi
13 minuta ago
0 0
A A

Edhe këtë 28 nëntor mori rrugën për në Prekaz.

Është ky Hamdi Aliu, i cili  çdo datë historike vjen këtu.

Madje,  për të nderuar familjen Jashari, kësaj radhe kishte përgatitur disa vargje për vëllain e komandantit legjendar, Rifat Jasharin.

Me të njëjtin emocion e përkushtim, rrugën drejt Prekazit e kishte marrë edhe ky grup shokësh nga Shkupi.

“Vet prezenca në këtë vend ngrit një emocion dhe na kthen në histori mbrapa të heroit tonë, komandantit tonë që na e ka dhanë hapat e parë edhe na i hapi dyert  e lirisë. Çdo mungesë e tyre pasqyrohet, mirëpo shpresojmë që gjykata Apeli do të bien vendimin e drejtë”, tha Rrahman Aliu, vizitor nga Shkupi.

Përveç emocioneve, vizitorët nga ky vend historik ndajnë edhe mesazhe për të gjithë shqiptarët.

Gjithmonë në çdo festë vijmë dhe e vizitojmë Prekazin është vend i shenjtë për ne. Krejt i kisha rekomanduar me ardh me pa vendin këtu ku kanë flijuar jetën Adem Jashari me familje.

E dashurinë për atdheun dhe simbolin e shqiponjës po e mësojnë që në vegjëli edhe më të vegjlit.

Krahas vizitave të shumta, në nder të 28 Nëntorit në Prekaz u organizua edhe maratona tradicionale, pjesë e së cilës u bë edhe ky i ri nga Tetova.

“28 nëntori ka një vlerë shumë të madhe për mua dhe çdo shqiptarë pasi që pa Prekazin dhe pa këtë datë ne nuk do të ishim një shtet dhe nuk do të kishim lirinë që e kemi tash. Vazhdoni të doni Shqipërinë, Shqipëria nuk do të ishte Shqipëri pa Kosovën dhe pa trojet e Maqedonisë”, tha Meditim Haliti nga Tetova.

Të njëjtën ndjesi krenarie, gara në këtë vend të shenjtë, ia jep edhe Xhevdet Xhemajlit.

“Është ndjenjë e mirë me qëndrua në Prekaz. Prekazi është vendi i shenjtë i shqiptarëve këtu gjithkush që merr pjesë e që është prezentë ndihet mirë”, theksoi Xhevdet Xhemajli.

Mes homazheve dhe kujtimit për ata që shkruan historinë, 28 Nëntori u shënua edhe sot si dita e identitetit dhe krenarisë sonë kombëtare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rivarroset veprimtari Adem Ademi, i identifikuar më 3 nëntor në Kalludër

Rivarroset veprimtari Adem Ademi, i identifikuar më 3 nëntor në Kalludër

Rrëfimi për hoxhë Fadil Rashitin që ua ndaloi xhumatë besimtarëve dhe u kërkoi të luftojnë për liri 

Rrëfimi për hoxhë Fadil Rashitin që ua ndaloi xhumatë besimtarëve dhe u kërkoi të luftojnë për liri 

Obelisku “Newborn” kuqezi, pjesë e tij edhe emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Obelisku “Newborn” kuqezi, pjesë e tij edhe emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Kulla e Isa Boletinit, simbol frymëzimi që bashkon shqiptarët në 28 Nëntor

Kulla e Isa Boletinit, simbol frymëzimi që bashkon shqiptarët në 28 Nëntor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën