TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kroacia kushtëzon anëtarësimin e Malit të Zi në BE me çështjen e kufirit

by teve1
10 minuta ago
0
A A
Kroacia kushtëzon anëtarësimin e Malit të Zi në BE me çështjen e kufirit

Kroacia nuk do të lejojë mbylljen e kapitullit 31 në negociatat për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE) pa u zgjidhur çështja e kufirit, paralajmëroi kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviq.

“Mund të them lirisht: kapitulli 31 nuk do të mbyllet derisa të zgjidhet çështja e demarkimit në kufirin tokësor. Një mesazh i qartë, që nuk mund të jetë më i qartë, por edhe miqësor. Në fund të fundit, nëse ky është problem, atëherë duhet ta dëgjojmë qartë”, tha Plenkoviq në Bruksel.

“Nëse dëgjojmë një mesazh të qartë nga pala malazeze, ‘ne nuk konsiderojmë se ka konflikt në pikën ku kufiri tokësor takohet me detin’, atëherë kemi problem. Dhe në atë rast nuk mund të ulemi në të njëjtën tryezë të familjes që quhet Bashkimi Evropian. Kjo është thelbësore”, theksoi kreu i Qeverisë kroate.

Kapitulli 31 përfshin politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes. Kroacia e bllokoi atë në vitin 2024, menjëherë pasi Kuvendi i Malit të Zi miratoi rezolutën për Jasenovacin, gjë që shkaktoi tensione mes Podgoricës dhe Zagrebit.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, rikujtoi më 25 nëntor se as Kroacia, kur u pranua në BE, nuk e kishte të zgjidhur çështjen e kufirit me Slloveninë, fqinjën e saj. Millatoviq shprehu gatishmërinë që, nëse nuk arrihet marrëveshje, ta dërgojë kontestin në Gjykatën Ndërkombëtare ose në arbitrazh.

Pllenkoviq e hodhi poshtë këtë mundësi, duke thënë se Kroacia nuk beson në arbitrazh. Ai gjithashtu u kujtoi liderëve malazezë se të dyja situatat nuk mund të krahasohen.

“Raporti mes Kroacisë dhe Malit të Zi dhe raporti mes Kroacisë dhe Sllovenisë nuk është i njëjtë. Mali i Zi ishte pjesë e ish-Jugosllavisë, e cila zhvilloi agresion të armatosur ndaj territorit kroat. Prevllaka, Konavlle, shkatërrimi i Dubrovnikut, praktikisht arritja e okupimit deri në Sllano”, tha Pllenkoviq.

Ai i bëri thirrje Malit të Zi që të arrijë marrëveshje për kufirin tokësor, me të cilën do të zgjidheshin dhe lehtësoheshin marrëdhëniet mes dy vendeve për një kohë të gjatë.

Nëse Zagrebi zyrtar mbetet në këtë qëndrim, mund të vihet në pikëpyetje synimi i Qeverisë malazeze që negociatat për anëtarësim t’i përfundojë deri në fund të këtij viti, në mënyrë që Traktati i Anëtarësimit të nënshkruhet në verën e vitit 2027.

Komisioni Evropian gjithmonë e ka konsideruar këtë kalendar realist dhe të arritshëm.

Megjithatë, për çdo hap në negociatat e anëtarësimit nevojitet pajtimi i të gjitha shteteve anëtare, pasi secila prej tyre ka të drejtë vetoje.

As koha nuk është në favor të Malit të Zi: deri në fund të vitit kanë mbetur rreth njëzet ditë pune sipas kalendarit të BE-së.

Çfarë është kontestuese në përcaktimin e kufirit?

Kroacia kërkon që Mali i Zi të heqë dorë nga arbitrazhi për kufirin tokësor dhe të përqendrohet në kufirin detar pranë Prevllakës, në hyrje të Gjirit të Kotorrit.

“Çdo vënie në pikëpyetje e kufirit tokësor, Kroacia do ta interpretojë si pretendim territorial të Malit të Zi ndaj Kroacisë. Po flas në mënyrë eksplicite, e kam fjalën për Prevllakën”, paralajmëroi Pllenkoviq.

Kufiri në gadishullin e Prevllakës është kontestuar që nga shpërbërja e Jugosllavisë në vitet ’90. Kontesti përfshin tri çështje: tokën, detin dhe nëntokën detare.

Për Malin e Zi është thelbësore të ruajë kontrollin mbi hyrjen në Gjirin e Kotorrit. Kroacia konsideron se gadishulli është territor kroat dhe se deti duhet të ndahet sipas të drejtës ndërkombëtare.

Që nga viti 2002, situata rregullohet me një protokoll të përkohshëm. Sipas tij, pjesa tokësore e Prevllakës dhe brezi i ngushtë detar përreth kepit të Ostrosit janë nën kontrollin kroat.

Një pjesë e hapësirës detare pranë bregut të majtë të gadishullit është shpallur “det i askujt”, kështu që Mali i Zi ka ruajtur kontrollin mbi detin dhe hyrjen në gji.

Ky aranzhim ishte dashur të ishte i përkohshëm, por po vazhdon tashmë që 24 vjet.

Komisioni i përbashkët për zgjidhjen e kontestit është mbledhur për herë të fundit në vitin 2015.

Kufiri është një nga tetë kërkesat e Kroacisë që Mali i Zi duhet t’i përmbushë para anëtarësimit në BE.

Përveç kapitullit 31, Kroacia për momentin po bllokon edhe mbylljen e përkohshme të kapitullit 14, që ka të bëjë me transportin, dhe kapitullit 15, që lidhet me energjetikën.

Bllokimi i kapitullit 15 lidhet gjithashtu me kufirin, përkatësisht me kërkimet për naftë dhe gaz në një pjesë të hapësirës detare, pasi të dyja vendet ende nuk e kanë përcaktuar kufirin detar./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Të Bashkuar për Shqipërinë”, studentët në Shqipëri njoftojnë krijimin e një partie të re politike

“Të Bashkuar për Shqipërinë”, studentët në Shqipëri njoftojnë krijimin e një partie të re politike

Princ Leka II thirrje që të respektohet Marrëveshja e Ohrit

Princ Leka II thirrje që të respektohet Marrëveshja e Ohrit

Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në BE

Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në BE

Kuvajti thotë se katër persona janë plagosur në sulmin me dron iranian në një objekt jetik

Kuvajti thotë se katër persona janë plagosur në sulmin me dron iranian në një objekt jetik

Kroacia kushtëzon anëtarësimin e Malit të Zi në BE me çështjen e kufirit

Kroacia kushtëzon anëtarësimin e Malit të Zi në BE me çështjen e kufirit

Ndërtimi në Kosovë vazhdon të shtrenjtohet, rriten kostot e transportit, pagave dhe materialeve

Ndërtimi në Kosovë vazhdon të shtrenjtohet, rriten kostot e transportit, pagave dhe materialeve

“Ditari” 26.11.2026

“Ditari” 26.11.2026

“Të Bashkuar për Shqipërinë”, studentët në Shqipëri njoftojnë krijimin e një partie të re politike

“Të Bashkuar për Shqipërinë”, studentët në Shqipëri njoftojnë krijimin e një partie të re politike

Kuvendi ndan 62 mijë euro për komisionin hetimor për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

Kuvendi ndan 62 mijë euro për komisionin hetimor për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

EULEX-i e mbështet përmirësimin e shërbimeve të ekzaminimit mjekoligjor për të mbijetuarit e dhunës seksuale

EULEX-i e mbështet përmirësimin e shërbimeve të ekzaminimit mjekoligjor për të mbijetuarit e dhunës seksuale

Përplasen Reshitaj dhe Vitia për ikjen e mjekëve dhe papunësinë e profesionistëve shëndetësorë

Përplasen Reshitaj dhe Vitia për ikjen e mjekëve dhe papunësinë e profesionistëve shëndetësorë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën