TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Të Bashkuar për Shqipërinë”, studentët në Shqipëri njoftojnë krijimin e një partie të re politike

by teve1
18 minuta ago
0
A A
“Të Bashkuar për Shqipërinë”, studentët në Shqipëri njoftojnë krijimin e një partie të re politike

Një grup studentësh, të rinjsh atdhetarë, profesionistësh dhe përfaqësuesish të diasporës kanë njoftuar themelimin e një force të re politike me emrin “Të Bashkuar për Shqipërinë”.

Nisma synon të mbështetet te drejtësia, meritokracia, transparenca dhe përgjegjshmëria, ndërsa ka nisur edhe mbledhja e firmave për krijimin e subjektit politik.

Partia e re politike “Të Bashkuar për Shqipërinë” pritet të nisë takimet me qytetarët në qytete dhe fshatra, me synimin për të prezantuar nismën dhe për të mbledhur firmat e nevojshme për krijimin e saj.

Lajmi është bërë i ditur nga përfaqësues të grupit nismëtar, të cilët deklaruan se iniciativa ka lindur nga një grup studentësh dhe është mbështetur edhe nga të rinj, pedagogë, profesionistë të fushave të ndryshme dhe përfaqësues të diasporës.

Në një deklaratë për mediat, një prej studenteve që përfaqëson grupin theksoi se nisma është e hapur për të gjithë qytetarët që besojnë në një Shqipëri të qeverisur mbi bazën e drejtësisë, meritokracisë, përgjegjësisë dhe transparencës.

“Ne, një grup studentësh së bashku me të rinj, atdhetarë dhe profesionistë të fushave të ndryshme nga qytete të ndryshme të Shqipërisë si dhe nga diaspora, deklarojmë sot me zë dhe me figurë themelimin e Partisë së Bashkuar për Shqipërinë. Një parti e hapur për këdo që beson se Shqipëria mund të qeveriset me drejtësi, meritokraci, përgjegjësi, transparencë në shërbim të popullit. Për 180 ditë mijëra të rinj, prindër, mësues dhe qytetarë kanë treguar se Shqipëria nuk është lodhur. Ajo është zgjuar dhe është e bashkuar. Ky zë u përket të gjithë atyreve që u bashkuan kërkesave të protestuesve. Partia të Bashkuar për Shqipërinë do t’ju afrojë atyre një rrugë kushtetuese drejt vendosjes së shtetit të së drejtës. Prandaj ne nuk vijmë me një program të shkruar pas dyerve të mbyllura.

Në javët në vijim do të jemi pranë jush me qytete dhe në fshatra si dhe kudo ku jetojnë bashkatdhetarët tanë. duam të bashkojmë zërat, përvojat dhe vullnetin e shqiptarëve për të ndërtuar së bashku një alternativë të re, për të bashkuar Shqipërinë, për t’i dhënë vendit drejtimin që meriton. Ne nuk bëjmë premtime. Ne vendosim standarte. Çdo angazhimi i yni do të ketë një objektiv të matshëm, një përgjegjës me emër, një kosto të llogaritur dhe një afat.

Do ta masim rregullisht, do ta publikojmë dhe do ta verifikojmë me ekspertë të pavarur. Kur nuk e arrijmë do ta themi i hapur, do ta shpjegojmë dhe pse do ta tregojmë dhe si do e korrigjojmë. Sepse besimi nuk kërkohet. Ai fitohet premtim pas premtimi, rezultat pas rezultati. Shqiptarët meritojnë një politikë që u nënshtrohet të njëjtave standarte që u kërkohet çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë. Përpara se të kërkojmë popullit tonë besimin, i vendosim vetes disa rregulla. Drejtues të zgjedhur me mandate të kufizuara, llogaridhëniepublike, asnjë privilegj për themeluesit dhe asnjë ndikim për donatorët. Kjo parti nuk do të bjerë prej e kultit të individit. Ju ftojmë të ndërtojmë një institucion ku asnjë udhëheqës të mos mund ta zaptojë apo ta përdorë për institucione vetiake. Ftojmë çdo shqiptar brenda dhe jashtë vendit të bashkohet. E ardhmja e Shqipërisë nuk do të ndërtohet nga një rreth i mbyllur. Do ta ndërtojmë së bashku të gjithë të bashkuar për Shqipërinë”, tha përfaqësuesja./TCH

ShareTweet

Postime të ngjashme

Princ Leka II thirrje që të respektohet Marrëveshja e Ohrit

Princ Leka II thirrje që të respektohet Marrëveshja e Ohrit

Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në BE

Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në BE

Kuvajti thotë se katër persona janë plagosur në sulmin me dron iranian në një objekt jetik

Kuvajti thotë se katër persona janë plagosur në sulmin me dron iranian në një objekt jetik

​Marta Kos arrin në Tiranë, pritet nga Rama

​Marta Kos arrin në Tiranë, pritet nga Rama

“Të Bashkuar për Shqipërinë”, studentët në Shqipëri njoftojnë krijimin e një partie të re politike

“Të Bashkuar për Shqipërinë”, studentët në Shqipëri njoftojnë krijimin e një partie të re politike

Kuvendi ndan 62 mijë euro për komisionin hetimor për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

Kuvendi ndan 62 mijë euro për komisionin hetimor për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

EULEX-i e mbështet përmirësimin e shërbimeve të ekzaminimit mjekoligjor për të mbijetuarit e dhunës seksuale

EULEX-i e mbështet përmirësimin e shërbimeve të ekzaminimit mjekoligjor për të mbijetuarit e dhunës seksuale

Përplasen Reshitaj dhe Vitia për ikjen e mjekëve dhe papunësinë e profesionistëve shëndetësorë

Përplasen Reshitaj dhe Vitia për ikjen e mjekëve dhe papunësinë e profesionistëve shëndetësorë

Shiroka-Pula kërkon hetim me urgjencë për rastin e vrasjes së një gruaje në Pejë

Shiroka-Pula përfaqëson Kosovën në Samitin Brdo-Brijuni

Rrahmani përballet me Kurtin për edukimin seksual në shkolla

Rrahmani përballet me Kurtin për edukimin seksual në shkolla

Princ Leka II thirrje që të respektohet Marrëveshja e Ohrit

Princ Leka II thirrje që të respektohet Marrëveshja e Ohrit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën