Milan Skriniar do të qëndrojë tek Interi, që ka vendosur të sakrifikojë një tjetër lojtar për të rregulluar bilancin. Mediet italiane raportojnë se nënkampionët e Italisë mund të shesin Denzel Dumfries.
Chelsea po ushtron presion për blerjen e anësorit të djathtë holandez, i cili cilësohet nga Thomas Tuchel si pasuesi i Cesar Azpilicuetas, i cili është shumë afër transferimit te Barcelona.
Chelsea ka nisur bisedimet me zikaltrit për blerjen e 26-vjeçarit, të cilin Interi e bleu për 14 milionë euro te PSV verën e kaluar. Ndërkohë, klubi italian kërkon 40 milionë euro për ta lënë të lirë drejt kalimit në “Stamford Bridge”.