TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama takohet me Macronin në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes

by teve1
17 minuta ago
0
A A
Rama takohet me Macronin në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një takim dypalësh me presidentin francez Emmanuel Macron, gjatë vizitës së tij në Paris, ku po merr pjesë në Forumin e Paqes.

Kreu i qeverisë shqiptare ndodhet në kryeqytetin francez me ftesë të Macronit, për të qenë pjesë e këtij aktiviteti ndërkombëtar, i cili këtë vit zhvillohet në një kontekst të karakterizuar nga ndryshime të mëdha gjeopolitike, zhvillime të shpejta teknologjike dhe sfida klimatike.

Në qendër të diskutimeve të forumit është rëndësia e qeverisjes efektive për garantimin e paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe prosperitetit.

Në kuadër të forumit, Rama do të marrë pjesë edhe në një sesion të posaçëm në formatin “Spotlight”, ku do të diskutojë mbi perspektivën evropiane dhe rëndësinë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për brezat e rinj.

Ky diskutim merr rëndësi të veçantë në kushtet kur Shqipëria vijon negociatat për anëtarësim në BE, ndërsa integrimi evropian mbetet një prej prioriteteve kryesore të politikës së jashtme të vendit.

Përveç sesionit të posaçëm, kryeministri shqiptar do të jetë pjesë edhe e seancës plenare të Forumit të Paqes në Paris, me temë “From Sovereignty to Cooperation” (Nga sovraniteti te bashkëpunimi), raporton KLAN TV.

Në këtë panel do të trajtohen dimensione të ndryshme të bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe nevoja për koordinim mes shteteve përballë sfidave që po ndryshojnë marrëdhëniet ndërkombëtare.

Takimi me Macronin vjen në kuadër të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës, si dhe diskutimeve për çështje me interes të përbashkët, veçanërisht procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Parisi zyrtar mbetet një prej aktorëve të rëndësishëm në këtë proces, ndërsa pjesëmarrja e Ramës në forum i jep mundësi vendit të paraqesë qëndrimet e tij për të ardhmen evropiane dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Franca akuzon Iranin se qëndron pas sulmit kibernetik ndaj supermarketeve

Franca akuzon Iranin se qëndron pas sulmit kibernetik ndaj supermarketeve

Trump vë në pikëpyetje integritetin e zgjedhjeve të mesmandatit

Trump vë në pikëpyetje integritetin e zgjedhjeve të mesmandatit

Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg në Britani për përdhunim dhe sulm seksual

Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg në Britani për përdhunim dhe sulm seksual

Përmbytjet në Gaza, BE-ja i bën thirrje Izraelit të garantojë qasje të plotë humanitare në Gaza

Përmbytjet në Gaza, BE-ja i bën thirrje Izraelit të garantojë qasje të plotë humanitare në Gaza

Pas dorëheqjes së Liburn Aliut, ky është emri që merr drejtimin e Portit të Durrësit

Pas dorëheqjes së Liburn Aliut, ky është emri që merr drejtimin e Portit të Durrësit

Rama takohet me Macronin në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes

Rama takohet me Macronin në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes

12 vjet burgim ndaj Edon Bujupit për vrasjen e vjehrrit në Prishtinë

Substancë e dyshuar narkotike zbulohet e fshehur në xhaketën e një familjari gjatë vizitës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Komisioni hetimor për Arlinda Zekajn – Pushteti dhe opozita s’pajtohen me ecurinë e komisionit

Komisioni hetimor për Arlinda Zekajn – Pushteti dhe opozita s’pajtohen me ecurinë e komisionit

Vetëvendosje mban konferencë për media para seancës konstituive

Zhvillim i rëndësishëm: Vetëvendosje thotë se Ligji për Specialen nuk mund të amandamentohet

“Tha se nuk e ka shtyer askush”, dëshmia e mjekes që trajtoi argjentinasen Maria Clara

“Tha se nuk e ka shtyer askush”, dëshmia e mjekes që trajtoi argjentinasen Maria Clara

Ndodh edhe kjo – asnjë tren nuk qarkullon në Kosovë – punëtorët e “Infrakos” në grevë

Ndodh edhe kjo – asnjë tren nuk qarkullon në Kosovë – punëtorët e “Infrakos” në grevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën