Franca ka akuzuar Iranin se qëndron mbrapa sulmit kibernetik që prekën frigoriferët dhe ngrirësit e supermarketeve në vend.
Duke folur në një konferencë, Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot tha se sulmi ishte kryer nga Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit.
Ai tha se sulmi ishte “i paprecedentë në shkallë dhe nivelin e agresionit”, duke shtuar se vendi do të “zbatojë sanksione në nivel evropian ndaj të gjithë atyre që janë përgjegjës për sulmin”, shkruan BBC.
Sulmi kibernetik muajin e kaluar ngriti temperaturen e frigoriferëve dhe ngrirësve të qindra supermarkete përgjatë gjithë Francës, me çrast u dëmtua mish dhe ushqim i ngrirë në vlerë miliona euro.
Javën e kaluar, dhjetëra supermarkete përgjatë shtatë vendeve evropiane u prekën poashtu nga sulme kibernetike, megjithëse nuk dihet nëse rastet kanë lidhje mes vete.
Irani ende nuk i është përgjigjur akuzave të Francës.
Në rastë të ndara të hënën, prokurori i Parisit tha se ishte hapur një hetim ndaj kreut të një njësie sulmuese kibernetike të lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit, si dhe dy zëvendësve të tij.










