Një gjykatë britanike ka dënuar komedianin dhe aktorin Russell Brand me 10 vjet e gjashtë muaj burg për përdhunim dhe sulm seksual.
Gjykata e Kurorës Southwark e Londrës e dha dënimin të hënën. Brand u dënua javën e kaluar për përdhunimin e një gruaje dhe sulmin seksual ndaj tre të tjerave midis viteve 2004 dhe 2009.
Personaliteti britanik i medias, pohoi se ishte i pafajshëm dhe se të gjitha takimet e tij ishin me konsensus.
Megjithatë, një juri prej tetë burrash dhe katër grash të enjten e dënoi atë për sulme ndaj katër nga gjashtë akuzueseve.
Ai u lirua nga dy akuza për përdhunim dhe një akuzë për tentativë sulmi të pahijshëm.










