TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Australia kërkon nga SHBA të ulë tensionet në luftën me Iranin pas humbjeve të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit

by tëvë1
17 minuta ago
0
A A
Australia kërkon nga SHBA të ulë tensionet në luftën me Iranin pas humbjeve të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit

Kryeministri australian, Anthony Albanese, i ka bërë thirrje SHBA-së të ulë tensionet në luftën me Iranin, pas humbjeve të Partisë Republikane në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, transmeton Anadolu.

Siç raporton Korporata Australiane e Transmetimeve (ABC), Albanese i cilësoi rezultatet e zgjedhjeve si “shumë domethënëse” dhe tha se ato ishin një nga temat kryesore të diskutimit mes liderëve në Takimin e Kryetarëve të Qeverive të Komonuelthit (CHOGM).

Demokratët fituan kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së dhe siguruan shumicën e guvernatorëve në vend në zgjedhjet e mesmandatit të së martës.

“Pavarësisht nëse bëhet fjalë për inflacionin në ekonominë globale apo për nevojën e krijimit të kushteve për tregti të lirë, çdo shtet (në CHOGM) dëshiron të shohë përfundimin e luftës dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit”, tha ai.

Duke e lidhur luftën me Iranin me krizën e kostos së jetesës në Australi, Albanese tha se do të vazhdojë t’i bëjë thirrje Washingtonit për “uljen e tensioneve”.

Megjithatë, ai argumentoi se nuk kishte nevojë të ndiqte një qasje më të ashpër ndaj presidentit amerikan, Donald Trump.

“Unë ia kam thënë publikisht dhe drejtpërdrejt (z. Trump) se ka ardhur koha për uljen e tensioneve”, tha Albanese, duke shtuar se australianët mund të presin që ai të vazhdojë të veprojë përmes diplomacisë në interes të vendit.

SHBA dhe Izraeli nisën një ofensivë ushtarake kundër Iranit më 28 shkurt. Në prill u arrit një armëpushim, ndërsa në qershor u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi në kuadër të përpjekjeve për
arritjen e një marrëveshjeje paqeje. Megjithatë, këto përpjekje nuk dhanë rezultat dhe konflikti ende nuk është zgjidhur.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta e PD-së, mbështetës dhe figura të opozitës vendosen përpara Kryeministrisë

Protesta e PD-së, mbështetës dhe figura të opozitës vendosen përpara Kryeministrisë

Vjosa, aventurë edhe në nëntor-turistët sfidojnë rrjedhën e lumit

Vjosa, aventurë edhe në nëntor-turistët sfidojnë rrjedhën e lumit

Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin në fushën e inspektimeve

Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin në fushën e inspektimeve

Trump: Kemi kryer sulme në ishullin Qeshm të Iranit

Trump: Kemi kryer sulme në ishullin Qeshm të Iranit

Kurti: Të gjithë jemi të brengosur për “ikjen e trurit”, por vitet e fundit po përjetojmë dukurinë e kundërt – “kthimin e trurit”

Kurti: Të gjithë jemi të brengosur për “ikjen e trurit”, por vitet e fundit po përjetojmë dukurinë e kundërt – “kthimin e trurit”

Australia kërkon nga SHBA të ulë tensionet në luftën me Iranin pas humbjeve të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit

Australia kërkon nga SHBA të ulë tensionet në luftën me Iranin pas humbjeve të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit

Arrestohen pesë persona në Prishtinë për posedim të narkotikëve

Arrestohen pesë persona në Prishtinë për posedim të narkotikëve

Me kërkesën për përgjegjësi për rastin e Arlindës dhe ndaljen e vrasjes  së grave përfundon protesta në Prishtinë

Me kërkesën për përgjegjësi për rastin e Arlindës dhe ndaljen e vrasjes së grave përfundon protesta në Prishtinë

Vëllai i Erona Coklit: Zëri ynë për Eronën, Arlindën e gratë të tjera nuk do të heshtë

Vëllai i Erona Coklit: Zëri ynë për Eronën, Arlindën e gratë të tjera nuk do të heshtë

Promovohet libri “Dy kombe një etni-formimi i subjektiviteti kosovar”- i autorit Betim Berisha

Promovohet libri “Dy kombe një etni-formimi i subjektiviteti kosovar”- i autorit Betim Berisha

Çitaku i vlerëson përpjekje për njollosje të UÇK-së, raportimet se Dick Marty është cak për ekzekutim

Çitaku për takimin rreth apelit në Hagë: Janë arritur disa marrëveshje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën