Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona për posedim të substcave narkotike.
Në këtë aksion ku hetimet janë kryer nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia Prishtinë, janë sekuestruar edhe mbi 400 euro.
“Gjatë kontrollit te të njëjtit në dy vetura dhe një banese që i kishin në shfrytëzim, janë gjetur dhe sekuestruar: 52.93 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë, 517.5 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, një peshore për matjen e narkotikëve, 2 paketime me folje që shërbejnë për paketimin e substancave narkotike. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe 440 euro para që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve dhe tre telefona celularë”, thuhet në komunikatë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt.







