Ka përfunduar protesta në Prishtinë e thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.
Protestuesit kanë përsëritur kërkesat e tyre ku kanë kërkuar përgjegjësi nga zyrtarët për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe se dhe kanë kërkuar nga shteti që ta shpallë femicidin si urgjencë kombëtare, si zotim për të gjitha vajzat e gratë e Kosovës.
Protesta që nisi para Ministrisë së Drejtësisë, për të vazhduar të Këshilli Prokuroial e Policia e Kosovës, përfundoi para objektit të Qeverisë.
Në këtë protestë foli edhe Drilon Cokli, vëllai i Erona Coklit e vrarë në Qendrën për Punë Sociale më 12 prill 2024,i cili ka shprehur pakënaqësinë e familjes me dënimin prej 24 vjetësh burg për vrasjen e motrës së tij.







