Studiuesja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Adelina Hasani ka vlerësuar se te Bashkimi Evropian ka seriozitet më të madh për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ai ka vlerësuar se ky seriozitet shihet edhe nga politikat e reja të zgjerimit të Komisionit Evropian.
Por, Hasani ka thënë se shqetësuese është që Kosova po e humb këtë momentum për shkak të problemeve të brendshme, siç kanë qenë krizat institucionale gjatë dy viteve .
“Bashkimi Evropian ka një seriozitet të madh për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, për shkak të luftës në Ukrainë. E shohim që vet Komisioni Evropian vjen me politika të reja me zgjerim të integruar që shihet se ka një seriozitet nga vitet e kaluara kur ne kemi pas një skepticizëm se si BE në një farë forme përdor një lloj alibie për mosintegrim të Ballkanit Perëndimor, por për momentin ka një seriozitet. Mali i Zi ka progres të madh, Shqipëria. Por, Kosova është duke e humbur një momentum të rëndësishëm”, ka thënë Hasani në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Hasani ka thënë duhet të ketë unitet në Kuvend për çështjen e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Ajo ka vlerësuar se raporti i Komisionit Evropian nuk ka vlerësuar ndonjë progres apo regres.
Raporti i Komisionit Evropian ka vlerësuar një progres të lehtë në disa fusha dhe vërejte për disa të tjera
Gjyqësori nuk ka shënuar asnjë përparim, lufta kundër korrupsionit ka dhënë rezultate të kufizuara, ndërsa krizat politike kanë dobësuar funksionimin e institucioneve.
Komisioni Evropian në raportin e tij për Kosovën për vitin 2026, ku paralajmëron se ndikimet politike dhe ekonomike në sistemin e drejtësisë mbeten pengesë serioze për pavarësinë e tij dhe, në disa aspekte, madje janë intensifikuar.
Raporti evidenton rënie të numrit të vendimeve përfundimtare dhe dënimeve për korrupsion të nivelit të lartë, si dhe mangësi në mbikëqyrjen parlamentare të Qeverisë.
Komisioni vëren përparim në administratën publike, zgjerimin e shërbimeve digjitale dhe shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, që mundësoi heqjen e masave ndëshkuese të BE-së.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas pranimit të raportit tha se pozita Kosovës në procesin e anëtarësimit nuk e pasqyron progresin real.







