Gjykata Themelore në Prishtinë i caktoi masën e paraburgimit një muaj ndaj tre të pandehurve, M.P., I.H. dhe F.Z., të dyshuar për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Mashtrimi”, “Hyrja e paautorizuar kompjuterike” dhe “Mashtrimi kompjuterik”.
“Në vlerësimin e Gjykatës janë marrë parasysh rrethanat që lidhen me rrezikun e ikjes, rrezikun e ndikimit në dëshmitarë dhe në prova, si dhe rrezikun e përsëritjes së veprave penale apo kryerjes së veprave të tjera penale”, thuhet në njoftim.
Gjykata ka vlerësuar se në këtë fazë të procedurës, masat më të buta nuk janë të mjaftueshme për neutralizimin e këtyre rreziqeve dhe për sigurimin e zhvillimit të papenguar të procedurës penale.
“Masa e paraburgimit është e vetmja masë që siguron rrjedhën e papenguar të procedurës penale në këtë çështje.Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim./teve1.info/







