TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Për katër ditë ishte i zhdukur, 13 vjeçari iku nga familja strehuese

Një 13 vjeçar për katër ditë iku nga familja strehuese në Ferizaj. Ai ishte raportuar si i zhdukur, për gjetjen e së cilit u mobilizuan disa institucione. Fëmija që është pa përkujdesje prindërore, u gjet me ndihmën e qytetarëve në afërsi të një qendre tregtare.

by Florijeta Dernjani
14 minuta ago
0 0
A A

Më 1 nëntor u raportua si person i zhdukur.

13 vjeçari I.Q, ishte larguar nga familja strehuese, e vendosur në një fshat të komunës së Ferizaj.

Menjëherë, ishin lajmëruar organet e rendit.

“Fëmija i mitur është vendosur tek familja strehuese nga ne si organ i kujdestarisë,  pranë Qendrës për Punë Sociale në Deçan, nga muaji qershor i këtij viti. Më 1 nëntor e kemi marrë informatën nga familja strehuese që fëmija nuk gjendet aty, dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Familja strehuese e ka lajmëru rastin në stacionin Policor në Ferizaj”, tha Adriatik Likaj udhëheqësi i Shërbimve për Punë Sociale në Qendërën për Punë Sociale në Deçan.

Për tre ditë e tre netë rresht, kërkimit të të miturit i ishin bashkuar edhe zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale të Ferizaj dhe të Deçanit.

Por, nuk po arrinin asnjë gjurmë të 13 vjeçarit.

“Kishin kalu tri ditë dhe tri netë që nuk kishim ndonjë informacion për të miturin. Dhe pas kësaj, kemi vendos me bo publike foton, që me kërku edhe ndihmën e qytetarëve dhe të arrijmë sa më shpejtë që ta identifikojmë vendndodhjen e të miturit”, tregon Likaj.

E kjo lëvizje në ditën e katërt të kërkimeve rezultoi me sukses.

“Pas angazhimit të hetuesve rajonalë në bashkëpunim me Qendrat për Punë Sociale në Ferizaj dhe Deçan, më 05.11. 2026, rreth orës 00:15, disa qytetarë e kanë vërejtur të miturin pranë një qendre tregtare në Ferizaj dhe e kanë dorëzuar në stacionin policor ne Ferizaj. Pas intervistimit nga hetuesit dhe përfaqësuesit e QPS-së, i mituri  është vendosur për strehimin e tij të përkohshëm në një strehimore të sigurt, deri në gjetjen e një zgjidhjeje nga institucionet kompetente”, thuhet nga policia.

Aktualisht 13 vjeçari është në gjendje të mirë dhe përkohësisht është duke qëndruar në hapësirat e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

“Gjendja e të miturit është shumë e mirë, është shumë stabile, në institucionin ku qëndron do të angazhohen psikologë, që të lëshojnë një raport mbi gjendjen saktësisht të të miturit”, thotë Likaj.

Sipas udhëheqësit të shërbimeve për Punë Sociale në QPS në Deçan, i mituri ka lënë të nënkuptojë arsyen e largimit të tij nga familja strehuese.

“I mituri ka një moshë më të madhe se sa fëmijët e tjerë që i kemi vendosë në këtë familje dhe ka qenë i mërzitur për familjarët e vet, të familjes së gjerë, pasi nënën dhe babanë nuk i ka sepse është fëmijë i braktisur” , thotë Likaj.

E si kishte ardhur 13 vjeçari deri tek familja strehuese në Ferizaj?

“Tre fëmijët kanë qenë duke jetu me prindin, i cili ka qenë i ndarë me nënën biologjike të fëmijëve. Por, pastaj edhe prindi i ka braktisë dhe ka vazhdu në emigrim dhe këta fëmijë kanë mbetë pa përkujdesje që kanë kalu si kompetencë tek organi i kujdestarisë”, tregon ai.

Ditët në vijim, pas kryerjes së ekzaminimeve të nevojshme, QPS në Deçan do të vendosë se çfarë do të ndodhë me strehimin e 13 vjeçarit.

 

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

 Hajrullahu: Raportet përsëriten nga viti në vit, por nuk ndodh asgjë

 Hajrullahu: Raportet përsëriten nga viti në vit, por nuk ndodh asgjë

Hasani: BE ka një seriozitet të madh për integrimin e Ballkanit Perëndimor, Kosova po humb këtë momentum

Hasani: BE ka një seriozitet të madh për integrimin e Ballkanit Perëndimor, Kosova po humb këtë momentum

Arrihet marrëveshja në mes kryeqytetit dhe sindikatës së punëtorëve grevistë

Arrihet marrëveshja në mes kryeqytetit dhe sindikatës së punëtorëve grevistë

Nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve për krim të organizuar dhe mashtrim

Nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve për krim të organizuar dhe mashtrim

 Hajrullahu: Raportet përsëriten nga viti në vit, por nuk ndodh asgjë

 Hajrullahu: Raportet përsëriten nga viti në vit, por nuk ndodh asgjë

Për katër ditë ishte i zhdukur, 13 vjeçari iku nga familja strehuese

Për katër ditë ishte i zhdukur, 13 vjeçari iku nga familja strehuese

Hasani: BE ka një seriozitet të madh për integrimin e Ballkanit Perëndimor, Kosova po humb këtë momentum

Hasani: BE ka një seriozitet të madh për integrimin e Ballkanit Perëndimor, Kosova po humb këtë momentum

“Këndi i Debatit” 05.11.2026

“Këndi i Debatit” 05.11.2026

Arrihet marrëveshja në mes kryeqytetit dhe sindikatës së punëtorëve grevistë

Arrihet marrëveshja në mes kryeqytetit dhe sindikatës së punëtorëve grevistë

Nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve për krim të organizuar dhe mashtrim

Nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve për krim të organizuar dhe mashtrim

Sveçla: Kosova vazhdon të jetë partnere serioze e Europol-it

Sveçla: Kosova vazhdon të jetë partnere serioze e Europol-it

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën