Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është arritur marrëveshja në mes tyre dhe Sindikatës së punëtorëve grevistë si dhe puna e rregullt pritet të rifillojë gjatë javës së ardhshme.
Sipas tyre, janë ndërrmarë veprimet e nevojshme administrative dhe pagesat e para janë realizuar sot, ndërsa pjesa tjetër pritet të përfundojë deri të martën.
“Drejtoria e Arsimit do të koordinojë dhe mbikëqyrë zbatimin e këtyre masave, për të siguruar kushte të përshtatshme për nxënësit dhe mësimdhënësit”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq deri në rikthimin e punëtorëve teknik, duke filluar nga sot, pastrimi dhe mirëmbajtja e shkollave do të mbulohen nga Ndërmarrja Publike Banesore dhe ndërmarrja “Pastrimi”.
Këshilli i Prindërve i Shkollës “Ismail Qemali” sot kishte bërë thirrje që nesër të bojkotohet mësimi për arsye të papastërtisë./teve1.info/








